Spektakël në derbin pejan (Video)

Në javën e gjashtë në Superligën e Futsallit në Kosovës, janë takuar dy rivalët lokal, Peja dhe Besa, në një ndeshje ku dhuroi spektakël për mbi 1500 tifozët e mbledhur në tribunat e palestrës ‘Karagaçi’, transmeton Telegrafi.
Ndeshja mes rivalëve lokal ishte shumë e fortë, ku si pasojë u realizuan edhe 10 gola në këtë takim.
Pesë golat për Besën i shënuan Melos Kelmendi, Jeton Rukovci, Shkodran Loshaj, Vahid Krasniqi, Malush Qerimi, ndërsa për Pejën golat u shënuan nga Alban Gashi (2), Elvidon Camaj, Uran Popovci dhe Edvin Shkuliqi.
Kujtojmë që Besa kishte epërsi prej 4:0 nga pjesa e parë, por që në pjesën e dytë Peja bëri një rikthim sensacional për ta barazuar ndeshjen në 5:5.
Peja pati rastin që ta fitoj ndeshjen ku pati një penalti në minutën e 39-të, ku portieri i Besës, Bajram Ramadani, priti me sukses ndërsa takimi përfundoj me rezultat të barabartë 5:5. /Telegrafi/



















































