LAJMI I FUNDIT:

Spektakël në Bundesliga 2, në tri ndeshje shënohen gola vendimtar në kohën shtesë – lojtarët thyen rregullat pasi festonin duke u përqafuar

Spektakël në Bundesliga 2, në tri ndeshje shënohen gola vendimtar në kohën shtesë – lojtarët thyen rregullat pasi festonin duke u përqafuar

Janë zhvilluar edhe katër sfida të tjera në Bundesliga 2, ku tri nga to kanë përfunduar me spektakël në minutat shtesë.

Edhe përkundër që ndeshjet filluan me futbollistët duke iu përmbajtur protokollit të vendosur nga federata gjermane e futbollit, në momentin e shënimit të golave ka munguar distanca sociale.


Armenia Bielefeld – Osnabruck (1:1), Greuther Furth – Hamburger SV (2:2), St. Pauli – Nurenberg (1:0) dhe Wehen – Stuttgart (2:1) ishin ndeshjet që u zhvilluan ditën e sotme e që përfunduan para pak çasteve.

Në tri nga këto katër takime janë shënuar gola vendimtar në kohën shtesë, me Osnabruck që barazoi në udhëtim te Bielefeld me golin e Alvarez në minutën e 94-të.

Gol për të marrë një pikë të artë shënoi edhe norvegjezi Havard Nielsen për Greuther Furthin në minutën 95-të, ndaj Hamburgerit.

Ndërkohë Wehen ka befasuar Stuttgartin ku e mposhti 2-1 me një gol nga Philipp Tietz në minutën e 97-të.

Në të tria këto sfida kur golat u shënuan në fundin e tyre, futbollistët harruan të festojnë duke mbajtur distancën sociale.

Lojtarët e Osnabruck ashtu si edhe të Greuther Furth e Wehen në momentin e golave u përqafuan mes vete dhe kjo ka ngjallë menjëherë reagimin e tifozëve në rrjetet sociale.

Mbetet të shihet nëse Federata e Futbollit të Gjermanisë do të marrë masa ndaj këtyre klubeve pasi kanë shkelur protokollin e vendosur.

Por, në futbolli asgjë nuk ka më të mirë se një gol i skuadrës së zemrës në minutën e fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori