Që nga mesi qershorit, dhe përgjatë dy muajve në vijim, në rajonin më të gjerë të Pollogut, janë duke u organizuar numër i madh i dasmave, si dhe ahengjeve tjera familjare. Njëjtë sikurse viteve të kaluara, ahengjet e këtilla janë karakterizuar me prishje të rendit dhe qetësisë publike, në të shumtën e rasteve me krisma të armëve të zjarrit, ose me lëshim të paautorizuar të fishekzjarrëve dhe përdorime të mjeteve të ndryshme piroteknike, që deri më tani ka rezultuar me një person të lënduar edhe atë një 53-vjeçare nga Tetova, e cila ka marrë lëndime trupore nga plumb i padestinuar, si dhe janë dëmtuar 2 vetura një në autostradën Tetovë-Gostivar dhe një në fshatin Çegran.
“Paraprakisht duke u munduar që të parandalohen në mënyre efikase këto paraqitje, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë apelon deri te qytetarët që të përmbahen ndaj përdorimit të armëve të zjarrit gjatë ahengjeve, si dhe organizimin e paautorizuar të fishekzjarrëve, të cilat në kohë të fundit, kanë filluar të bëhen të detyrueshme, gjegjësisht përmbajtje e pashmangshme e dasmave në këtë rajon. Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ju rikujton qytetarëve se krismat janë në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje ndaj rendit dhe qetësisë publike, ndërsa gjobat për këto lloje të kundërvajtjeve, lëvizin prej 200 deri 500 euro në kundërvlerë të denarit. Krahas kësaj, duke marrë parasysh pasojat, krismat mund të llogariten edhe si vepër penale ‘shkaktim rrezik të përgjithshëm’, për të cilën është i paraparë dënim me burg, me kohëzgjatje prej një deri pesë vjet”, thotë zëdhënësi i SPB-së në Tetovë, Fatmir Rexhepi.
Qytetarëve, gjithashtu ju bëhet me dije se gjithashtu edhe fishekzjarrët gjatë dasmave duhet të paraqiten nëpër Stacione Policore, ose zyrat e policisë në rajonet ku organizohet dasma, varësisht nga kategoria, ndërsa organizatorët në përgjithësi të ndërmarrin masat e parashtruara preventive.
Gjatë muajve që vijojnë, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ndjeshëm do ti përforcon kontrollet dhe aktivitetet në plan të zbulimit dhe sanksionimit të prishjes së rendit dhe qetësisë të këtij lloji, duke reaguar në mënyrë konkrete dhe efikase./koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City