LAJMI I FUNDIT:

SPB Tetovë muajin e kaluar ka sanksionuar mbi 1500 kundërvajtje në trafik

SPB Tetovë muajin e kaluar ka sanksionuar mbi 1500 kundërvajtje në trafik
Sektori për Punë të Brendshme - Tetovë

Gjatë muajit të kaluar (maj), zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në rajonin e gjerë të Tetovës, në kontrolle të rregullta dhe gjithsej 19 aksione kontrolluese kanë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht 1521 kundërvajtje, përkatësisht lloje të ndryshme të parregullsive.

Nga SPB Tetovë njoftojnë se në aktivitetet e kontrollit të muajit maj, të realizuara në këtë zonë, për shkak të shkeljeve të konstatuara janë përjashtuar nga qarkullimi 49 automjete, prej të cilave 34 për shkak të skadimit të regjistrimit deri dhe mbi 30 ditë dhe 15 për parregullsi të konstatuara teknike.


“Në muajin maj janë përjashtuar nga qarkullimi edhe 212 shoferë, nga të cilët 116 që drejtonin pa patentë shofer, 42 nën ndikimin e alkoolit, 38 drejtues fillestarë që nuk respektonin kufizimet ligjore të parashikuara për këtë kategori drejtuesish, 10 me kategori të papërshtatshme dhe 6 me ndalim të vlefshëm drejtimi”.

“Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar përkohësisht 14 automjete për regjistrim të skaduar prej më shumë se gjashtë muajsh dhe zhurmë, 90 patentë shoferë dhe 30 leje trafiku, ndërsa “shërbimi merimangë” i Tetovës ka marrë gjithsej 204 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, kryesisht në zonën qëndrore të Tetovës, ku është dinamika e përgjithshme e trafikut dhe frekuenca më e madhe e automjeteve dhe e këmbësorëve. Ky aktivitet me intensitet të pazvogëluar vijon edhe në fillim të këtij muaji. Për dy ditë janë sanksionuar dhe kapur gjithsej 53 automjete nga “shërbimi merimangë””, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori