LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Maqedonia kundër kampeve të emigrantëve

Spasovski: Maqedonia kundër kampeve të emigrantëve

Komisioneri evropian për çështje të migrimit Dimitris Avramopoulos, u përgjigj se në këtë mbledhja është paraparë hapja e kampeve të migrimit në vendet e rajonit. Maqedonia, është kundër kësaj ideje, deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Pas mbledhjes së Ministrave për Punë të Brendshme nga vendet e Ballkanit Perëndimor me koleget e tyre bullgar dhe austriak, si dhe euro komisionari për migrim Dimitris Avramopoulos, Ministri Oliver Spasovksi, për AIM rekomandoi se për Maqedoninë, hapja e kampeve të migrimit nuk vjen parasysh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Republika e Maqedonisë ka qëndrim të prerë lidhur me këtë çështje, qëndrimi është se ne nuk kemi qendra transitore, por vetëm qendra të pranuara, për pak kohë, për emigrantë të cilët mund të kalojnë në territorin e Republikës së Maqedonisë siç ishte në periudhën e kaluar. Nuk shohim arsye që qëndrimi ynë të ndryshojë, por ne mund të të bashkëpunojmë bashkërisht të mbrojmë valën eventualet të emigrantëve por Maqedonia nuk mund të jetë vendi ku do të kemi kampe të përbashkëta dhe të jenë këtu në një periudhë me të gjatë, thotë Spasovski.

Euro komisionari për migrim tha se nuk ka pasur vendim përfundimtar për këtë çështje në takimin e sotshëm të vendeve të rajonit.

Kriza e emigrantëve është sfidë për vendet anëtare të BE-së për këtë moment, sepse ata nuk mund të kenë një qëndrim të përbashkët lidhur me këtë çështje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori