LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Institucionet ndërkombëtare e renditën Maqedoninë e Veriut si më të sigurtën në Ballkanin Perëndimor

Spasovski: Institucionet ndërkombëtare e renditën Maqedoninë e Veriut si më të sigurtën në Ballkanin Perëndimor

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski në profilin e tij në Facebook shkruan se vendi ynë nga viti 2017-2021 ka kërcyer në renditjen e vendeve të sigurta në Ballkanin Perëndimor nga vendi i 71-të në vendin e 40-të.

“Institucionet përkatëse ndërkombëtare e renditën Republikën e Maqedonisë së Veriut si më të sigurtën nga vendet e Ballkanit Perëndimor, duke u ngjitur nga vendi i 71-të në vendin e 40-të në periudhën 2017-2021. Konkretisht, në vitin 2017, në nivel strategjik vendosëm moton “Ministria e Brendshme për qytetarët”, e cila vendosi konceptin polici – shërbim ndaj qytetarëve.


Sot profesionalizmi dhe përkushtimi janë udhërrëfyes në krijimin e politikave strategjike të suksesshme për zhvillimin e sistemit të sigurisë në vend. Jam plotësisht i bindur se përparimi i Maqedonisë së Veriut dhe mirëqenia e qytetarëve janë të lidhura pazgjidhshmërisht me situatën e sigurisë. Jemi të përkushtuar dhe vazhdojmë me reformat dhe pajisjen e policisë për forcimin e mëtejmë të kapaciteteve dhe zbatimin e standardeve evropiane, e gjitha kjo në interes të qytetarëve”, tha ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori