LAJMI I FUNDIT:

Spanjës do t’i merret e drejta e organizimit të Kampionatit Botëror nëse nuk respektohen simbolet e Kosovës

Spanjës do t’i merret e drejta e organizimit të Kampionatit Botëror nëse nuk respektohen simbolet e Kosovës

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) ka reaguar menjëherë pas letrës që i ka dërguar Federata e Hendbollit të Kosovës, lidhur me diskriminimin gjatë ceremonisë së shortit për Botërorin e juniorëve që mbahet në korrik në Spanjë.

Spanjollët në ceremoninë e shortit nuk kanë shfaqur flamurin e Kosovës, por e kanë paraqitur Kosovën me logo të FHK-së. Reagimi i Federatës tonë ishte i menjëhershëm dhe i ashpër dhe IHF-ja nuk ka qëndruar duarkryq.

Reagon FHK pas mosprezantimit të Kosovës me flamur në Spanjë
Lexo po ashtu Reagon FHK pas mosprezantimit të Kosovës me flamur në Spanjë

Në një letër që drejtoresha gjenerale i IHF-së, Amal Khalifa, ka dërguar të enjten në adresë të FHK-së, është bërë e qartë që Spanjës do t’i merret e drejta e organizimit të kampionatit botëror nëse nuk garanton se flamuri dhe himni i Kosovës do të shfaqen gjatë kësaj ngjarje të madhe.

Autoritetet spanjolle kanë afat deri në fillim të qershorit të japin këtë garanci. Nëse kjo nuk ndodh atëherë kampionati botëror do të mbahet në një vend tjetër. Kështu IHF-ja i ka dalë në mbrojtje trajtimit të barabartë të të gjitha vendeve pjesëmarrëse në botëror – shkruan kosovahandball.info.

“Dëshirojmë t’iu informojmë që IHF është në kontakt të afërt me Federatën e Hendbollit të Spanjës dhe me Komitetin Olimpik të Spanjës. IHF qartë i ka komunikuar Federatës së Hendbollit të Spanjës dhe Komitetit Olimpik të Spanjës që flamuri juaj kombëtar duhet të shfaqet dhe himni juaj kombëtar duhet të intonohet gjatë Kampionatit Botëror të Juniorëve 2019″.

“IHF-ja ka dhënë afat deri në fillim të qershorit për organizatorin të sigurojë kushtet e përmendura. Në të kundërtën, Kampionati Botëror i Juniorëve do t’i jepet një federate tjetër nacionale. Natyrisht do t’iu informojmë për të rejat”, thuhet në letrën e IHF-së.

Shkresa e dërguar nga IHF (kosovahandball.info)

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori