LAJMI I FUNDIT:

Reagon FHK pas mosprezantimit të Kosovës me flamur në Spanjë

Reagon FHK pas mosprezantimit të Kosovës me flamur në Spanjë
(Foto: kosovahandball.info)

Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) ka reaguar menjëherë te drejtuesit e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), për trajtimin diskriminues dhe jo të barabartë të saj në ceremoninë e shortit për Kampionatin Botëror në hendboll, që u mbajt sot (e martë) në Pontevedra në Spanjë.

Në shortin për Botërorin e juniorëve që mbahet në muajin korrik në Spanjë, vendi ynë është prezantuar me logon e FHK-së dhe jo me flamurin shtetëror te Kosovës, siç janë prezantuar vendet e tjera.


“Jemi të indinjuar dhe të befasuar nga ky akt i mos respektit dhe trajtimit jo të barabartë të Kosovës si shtet dhe po ashtu të FHK-së. Jemi të befasuar nga trajtimi i tillë i Kosovës nga ana e Federatës Spanjolle të Hendbollit dhe të përfaqësuesit të IHF-së, z. Per Bertelsen, i cili e udhëhoqi shortin”, thuhet ndër të tjera në letrën që presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, që ia ka dërguar presidentit të IHF-së, Hassan Moustafa dhe anëtarëve të Bordit Ekzekutiv të IHF-së.

FHK urgjentisht ka kërkuar sqarim nga IHF-ja për këtë çështje si dhe ka kërkuar që FHK-ja dhe Kosova të respektohen si të gjitha vendet tjera pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror U21, që do të mbahet në muajin korrik në Spanjë.

“FHK-ja lidhur me këtë akt ka informuar edhe Komitetin Olimpik te Kosovës, nga i cili ka kërkuar të reagojë te Komiteti Olimpik Ndërkombëtar”, thuhet tutje në reagimin e nënshkruar nga presidenti Saraçini.

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori