LAJMI I FUNDIT:

Spalletti konfirmon qëndrimin e Paredesit

Spalletti konfirmon qëndrimin e Paredesit

Trajneri i Romës, Luciano Spalletti nuk e ka ndërmend ta lë të largohet Leandro Paredesin.

Mesfushori argjentinas që edhe ditën e djeshme ishte ndër më të mirët në fushë është lidhur me disa skuadra evropiane.


Kampionët e Anglisë, Leicester por edhe Milani dhe Zenit janë duke e këkuar 22 vjeçarin.

Sipas trajnerit të Romës, janë gazetat italiane që e kanë vë në listën e transferimeve argjentinasin.

“Paredes asnjëherë nuk ka qenë në plan për tu larguar. Ju gazetarët e kanë vënë në listën e transferimeve, por ju lutem ta hiqni atë”, deklaroi Spalletti. /Telegrafi/