LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Interi para gjithçkaje, lojtarët duhet ta kenë parasysh historinë e klubit  

Spalletti: Interi para gjithçkaje, lojtarët duhet ta kenë parasysh historinë e klubit  

Rregulli i parë te Interi i së ardhmes është që “Interi vjen para gjithçkaje”.

Këtë e thotë dhe e përsërit trajneri Luciano Spalletti, që zbulon konceptet e tij për projektin zikaltër, ku në krye qëndron historia dhe identiteti i klubit.


“Lojtarët nuk duhet të mendojnë, unë jam Candreva apo Murillo, jam lojtar i Interit, por “Unë jam Interi”. Duhet të kenë parasysh historinë e madhe të këtij klubi. Kush do të punojë me mua duhet të ndihet i bindur, madje të ndihet i Interit”, ka thënë fillimisht Spalletti për La Gazzetta dello Sport.

Interi do të luajë me formacionin 4-2-3-1
Lexo po ashtu Interi do të luajë me formacionin 4-2-3-1

Tekniku italian gjithashtu këmbëngul se para çdo gjëje tjetër, para rindërtimit të skuadrës apo stilit të tij të lojës që duhet asimiluar, para afatit kalimtar, stërvitjeve dhe ndeshjeve, para gjithçkaje vjen klubi.

“Do ua ngulis fort lojtarëve këtë koncept. Nëse nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë të veshësh fanellën e Interit nuk shkojmë gjëkundi”.

“Jam i lumtur që punoj për Interin dhe dua të ri-gjejë të njëjtën ndjenjë te lojtarët e mi. Vetëm kështu krijohet simbioza e duhur për të arritur suksesin”.

Për sa i përket objektivave, ai që është deklaruar zyrtarisht është sigurimi i një vendi që garanton pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, objektiv i detyrueshëm për trajnerin e ri.

Spalletti: Jam i qetë rreth transferimeve
Lexo po ashtu Spalletti: Jam i qetë rreth transferimeve

“Dua të shikoj menjëherë dëshirën e djemtë në takimet me skuadrat e mëdha në miqësoret e verës, në të cilat rrezikon të bësh edhe figurë të keqe për shkak të gjendjes fizike jo optimale. Ligën e Kampionëve e kemi si detyrim që ta ndiejmë si objektivin tonë minimal”.

“Drejtuesit tani po punojnë, Borja Valero mund të luaji edhe si regjisor i tërhequr, edhe si trekuartist. Ka shumë karakter dhe di si të jetë një lider. Disa lojtarë të tillë na duhen”, përfundoi trajneri italian.

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori