LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Icardi luan në derbi, nuk më shqetëson perfomanca e mirë e Milanit

Spalletti: Icardi luan në derbi, nuk më shqetëson perfomanca e mirë e Milanit

Luciano Spalletti tha se Mauro Icardi është “më se i gatshëm” për derbin “della Madonnina” dhe paralajmëron për Interin kjo ndeshje mund ta definojë edhe të ardhmen e tyre.

Italiani ka folur para derbit lokal dhe botëror mes kuqezinjve dhe zikaltëve, i cili do të zhvillohet ditën e nesërme.


“Ndjesitë për këtë derbi janë të mrekullueshme,” tha trajneri në konferencën për shtyp.

“Ne jemi të gatshëm të luajmë ndeshjen më të madhe të sezonit. Ne e dimë se sa shumë interesohen tifozët tanë për këtë takim dhe duam të vendosim fatin tonë. Pra, për ta bërë këtë, duhet të jemi të vetëdijshëm për aftësitë tona”, tha italiani.

Festa e fitores në Olimpico (Foto: Getty Images)

Lajm i madh është rikthimi i golashënuesit më të mirë Icardit, i cili ka munguar në katër ndeshjet e fundit në Serie A, gjatë të cilave Nerazzurrët kanë fituar dy ndeshje, dhe nga njëherë kanë barazuar dhe humbur.

“Icardi nuk është vetëm gati, ai është më shumë se i gatshëm. Derbi sjell ndjesi të veçantë për ata që janë të fortë. Pikët thonë se jemi përpara Milanit dhe për t’i fituar ato pikë, ne duhet të bëjmë paraqitje të fortë. Gjëja më e vështirë do të jetë të luash dhe ta fitosh ndeshjen me cilësitë e tona”.

“Unë nuk jam i shqetësuar nga Milani, vetëm dua të sigurohem se lojtarët e mi e dinë se çfarë duhet të bëhet. Milan ka shumë cilësi në dispozicion, por jam i bindur se Interi ka po aq shumë”.

“Ajo që dua të shoh nesër është guximi për të marrë vendime të rëndësishme dhe shenja të triumfuesit në fytyrat e tyre. Kjo lojë është e ardhmja jonë”.

“Fitimi i derbit të Milanos për ne do të thotë të fitosh një lojë që shkruhet në një faqe të librave të historisë së klubit. Është një nga ndeshjet më të mrekullueshme që do të mbetet në kujtesë dhe sjell entuziazëm”.

“Nëse duam të kualifikohemi për në Ligën e Kampionëve, nuk ka më moment më mirë se sa ta bëjmë tani. Është koha për të marrë përgjegjësinë. Ne duhet ta marrim të ardhmen në duart tona”, tha Spalletti.

Gattuso: Kam frikë nga Spalletti, ka më shumë përvojë në derbi
Lexo po ashtu Gattuso: Kam frikë nga Spalletti, ka më shumë përvojë në derbi

Ndryshe, Milan zë pozitën e shtatë të renditjes tabelore të ligës elitare italiane me 44 pikë, shtatë më shumë i ka Interi i vendit të katërt. /Telegrafi/