Luciano Spalletti ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes që Interi e luan në shtëpi ndaj Empolit në kuadër të javës së fundit të sezonit 2018/19 në Serie A.

Nerazzurrët janë nikoqir të Empolit në ndeshjen e fundit, e cila vlen sa kualifikimi i tyre për në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Spalletti e sheh këtë ndeshje si të vështirë, por pret nga lojtarët e tij ta bëjnë më të mirën dhe me ndihmën e tifozëve të sigurojnë një pozitë që i dërgon në garën më të madhe ekipore në Evropë.

Atalanta, Inter, Milan dhe Roma për Ligën e Kampionëve – xhiro e fundit vendos, këta janë të gjithë skenarët Atalanta, Inter, Milan dhe Roma për Ligën e Kampionëve – xhiro e fundit vendos, këta janë të gjithë skenarët

“Nuk është ndryshe nga sezoni i kaluar dhe kur arrin më një lojë që duhet ta fitosh ose të vdesësh, duhet të japësh gjithçka”, ka thënë fillimisht trajneri në konferencën e tij për shtyp.

“Ndjej se Interi ka mësuar gjatë dy viteve të fundit që të jenë të përgatitur mirë për këtë situatë”.

Tifozët e Interit e marrin situatën në dorë: Fitoni, ose do të ketë luftë Tifozët e Interit e marrin situatën në dorë: Fitoni, ose do të ketë luftë

“Tifozët na duan dhe preferoj që të jem në San Siro. E kuptoj se ka tensione dhe kemi të bëjmë me ndeshje të mëdha që mund të shkojnë keq, por ne kemi bërë shumë mirë në shumë ndeshje, prandaj pres që lojtarët të përqendrohen për të dërguar Interin në Ligën e Kampionëve “.

“Empoli janë në gjendje të mirë dhe e kanë të qartë çfarë duan, por kjo është e parëndësishme tani, gjithçka që ka rëndësi është se si e provoni veten në këto 90 minuta. Ne u përpoqëm të mbushim kokat tona me atë që ne kemi nevojë për të arritur në Ligën e Kampionëve”.

Scudetto e Interit janë tifozët, ndaj Empolit pritet të ketë po aq sa në kohën e Ronaldos dhe Vierit Scudetto e Interit janë tifozët, ndaj Empolit pritet të ketë po aq sa në kohën e Ronaldos dhe Vierit

“Ne duhet të besojmë në veten tonë dhe të kemi forcën mendore për të marrë rezultatin e dëshiruar”.

“Është e rëndësishme, sepse rezultatet qëndrojnë me ju, ata janë tatuazh në lëkurën tuaj për pjesën tjetër të karrierës tuaj. Të dy trajnerët dhe lojtarët do ta mbajnë këtë rezultat në CV-të e tyre për pjesën tjetër të jetës”, përfundoi Spalletti. /Telegrafi/