LAJMI I FUNDIT:

Scudetto e Interit janë tifozët, ndaj Empolit pritet të ketë po aq sa në kohën e Ronaldos dhe Vierit

Scudetto e Interit janë tifozët, ndaj Empolit pritet të ketë po aq sa në kohën e Ronaldos dhe Vierit
Koreografia e tifozëve gjatë ndeshjes ndaj Juventusit (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Interi do ta hap unazën e tretë të stadiumit për ndeshjen kundër Empolit, pasi deri më tani janë të garantuar 65 mijë spektatorë dhe totali është më shumë se një vit më parë, pavarësisht nga një ndeshje më pak.

Nuk është një Inter që po lufton për trofeun e Ligës së Kampionëve, por një Inter që do të kërkojë të sigurojë kualifikimin për sezonin e ardhshëm në këtë garë.

Nerazzurrët i pret një ndeshje kundër Empolit për të vërtetuar pozitën e tyre që i dërgon në garën më të madhe ekipore në Evropë.

Interi prezanton fanellat e reja me disa risi - luajnë me to ndaj Empolit
Lexo po ashtu Interi prezanton fanellat e reja me disa risi - luajnë me to ndaj Empolit

Një ndihmesë e madhe për ekipin milanez padyshim se janë tifozët, të cilët pritet ta konfirmojnë prezencën e tyre më të madhe në vitet e fundit në një ndeshje të fundit kampionale.

Tifozët e Interit pritet të konfirmohen si tifozëria më e madhe për të katërtin vit me radhë, të gjashtin në shtatë sezone apo të tetin nga dhjetë sezone.

Tifozët e Interit (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Interi ka njoftuar se do të hap unazën e tretë në kuadër të ndeshjes të së dielës e cila vërteton shpresën e madhe për ndeshjen, ku do të marrin pjesë jo më pak se 65 mijë spektatorë, numër ky që pritet të rritet deri në ditën e ndeshjes.

Ky numër garanton një hap përpara në krahasim me sezonin e kaluar, pasi Interi një vit më parë mbylli ligën me 57.529 spektatorë.

Në 12 muaj shifra e tifozëve është rritur, pasi klubi ka thyer mesataren duke e dërguar në 58 mijë mesataren e shikuesve për një ndeshje si vendas.

Interi gjithmonë ka pasur përkrahjen e madhe të tifozëve (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Por, kjo mesatare përfshin një ndeshje më pak, atë me Sassuolon në janar të cilën klubi e luajti prapa dyerve të mbyllura, pas koreve racistëve kundër Kalidou Koulibalyt në ndeshjen ndaj Napolit.

Kjo është arsyeja pse mesatarja ‘reale’ e shikuesve rritet mbi 61 mijë. Për të gjetur një mesatare të ngjashme ju duhet të ktheheni në ekipin që ishte Fenomeni Ronaldo dhe Christian Vieri, në mes të 2001-02 dhe 2002-03. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori