LAJMI I FUNDIT:

Atalanta, Inter, Milan dhe Roma për Ligën e Kampionëve – xhiro e fundit vendos, këta janë të gjithë skenarët

Atalanta, Inter, Milan dhe Roma për Ligën e Kampionëve – xhiro e fundit vendos, këta janë të gjithë skenarët

Kanë mbetur yë zhvillohen edhe 90 minutat e fundit të sezonit në Serie A, ku Atalanta, Inter, Milan dhe Roma po luftojnë për dy vende në Ligën e Kampionëve.

Juventusi dhe Napoli e kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen si dy të parat, por vendi i tretë dhe i katërt mbeten në garë.


Atalanta dhe Inter kanë të dyja nga 66 pikë, por bergamasit janë në krye falë ndeshjeve kokë më kokë me milanistët.

Pas tyre janë Milani me 65 pikë, ndërsa Roma ka 63.

Situata e secilës skuadër për të zënë një në vend në Ligën e Kampionëve.


Atalanta në Liga e Kampionëve nëse …

Ata e mundin Sassuolo

OSE

Ata barazojnë dhe Interi apo Milani nuk fitojnë

OSE

Ata humbasin dhe Milan nuk fiton (përveç rasteve kur Roma janë fitues)


Interi në Ligën e Kampionëve nëse …

Ata e mundin Empoli.

OSE

Ata së paku kanë rezultat të njëjtë me Milanin

OSE

Ata humbasin dhe Milani merr barazim

OSE

Ata humbasin 1-0, Milan humbet dhe Romët fiton pa katër gola epërsi.


Milani në Ligën e Kampionëve nëse …

Ata e mundin SPAL-in dhe as Atalanta e as Interi nuk fitojnë

OSE

Ata barazojnë, Inter dhe Atalanta humbasin dhe Roma fiton

OSE

Ata barazojnë, Inter shmang humbjen dhe Atalanta humbasin


Roma në Liga e Kampionëve nëse …

Ata e mundin Parma me të paktën pesë gola epërsi dhe Interi humbet 1-0, Atalanta shmangi humbjen dhe Milan humb

OSE

Ata mundin Parma, ndërsa Atalanta, Inter dhe Milan humbasin të gjitha.


Sipas kësaj analize java e fundit në Serie A pritet të jetë e zjarrtë dhe çdo rezultat, është mirë për një e keq për tjetrën ekip.

Ndeshjet e të gjitha katër klubeve zhvillohen të dielën. /Telegrafi/