LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Dalbert të hënën në Milano për testet mjekësore

Spalletti: Dalbert të hënën në Milano për testet mjekësore

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka folur pas fitores në miqësoren ndaj Villarrealit me rezultat 3-1.

Tekniku italian ka zbuluar transferimin e zikaltërve nga Nice.


“Dalbert? Kam folur me drejtorin sportiv pak më parë. Lojtari do të jetë nesër në Milano, ai mund të na ndihmojë”.

“Ne nuk transferojmë lojtarë për të zëvendësuar të tjerët, por që ata të kontribuojnë”, ka thënë Spalletti.

Braziliani pritet t’i kushtojë Interit rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/