LAJMI I FUNDIT:

Spal – Inter, formacionet zyrtare

Spal – Inter, formacionet zyrtare

SPAL-i dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Nerazzurrët janë mysafir të SPAL-it në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të kampionatit italian.


Skuadra e Luciano Spalletti vjen nga një formë e mirë me tri fitore radhazi dhe shpreson ta vazhdoj këtë me një fitore të radhës.

Në anën tjetër, vendasit kanë tri humbje radhazi dhe shpresojnë t’i kthehen rezultateve pozitive.

Spalletti ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime në formacion, ndërsa trajneri i SPAL-it luan me formacionin më të mirë.

SPALGomis; Cionek, Djourou, Felipe, Fares; Lazzari, Valoti, Schiattarella, Missiroli; Antenucci, Petagna

Inter: Handanovic; Vrsaljko, Skriniar, Miranda, Asamoah; Vecino, Valero; Keita Balde, Nainggolan, Perisic; Icardi.  

/Telegrafi/