LAJMI I FUNDIT:

SPAK publikon të dhënat për shkeljet zgjedhore

SPAK publikon të dhënat për shkeljet zgjedhore

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë publike të dhënat e fundit mbi hetimet për krime zgjedhore për 11 majin.

Sipas raportit, janë administruar gjithsej 156 materiale kallëzuese, nga të cilat një pjesë e konsiderueshme kanë kaluar në fazën e hetimit penal.

Denoncimet elektronike dhe sinjalizimet
SPAK ka marrë 50 denoncime në mënyrë elektronike përmes portalit Denonco Krimin Zgjedhor dhe adresës zyrtare të email-it (zgjedhjet2025@spak.gov.al), si dhe 5 sinjalizime në numrin e gjelbër.


Procedime penale të regjistruara
Deri tani janë regjistruar 39 procedime penale, të ndara sipas veprave penale në këtë mënyrë:

33 raste për korrupsion aktiv në zgjedhje (neni 328 i Kodit Penal),
4 raste për korrupsion aktiv dhe pasiv (neni 328 dhe 328/b),
1 rast për përdorim të funksionit publik për qëllime politike (neni 328/a),
1 rast tjetër për shkelje të nenit 328/a dhe nenit 248 (shpërdorim detyre).

Administrimi i materialeve kallëzuese
Nga 156 materialet e administruara:

39 janë procedime të hapura penale,
25 janë mbyllur me vendim për mosfillim të hetimit penal,
24 janë transferuar për kompetencë në prokuroritë e rretheve,
17 janë dërguar për verifikim shtesë në Policinë Vendore,
1 është bashkuar me një çështje ekzistuese.

Sipas SPAK, pjesa e mbetur është ende në proces verifikimi./A2CNN/

Në trend Lajme

Më shumë
“Gatitu!” para gjenerales shqiptare - gruaja e parë në detyrën e zëvendëskomandantes së Forcës Tokësore

“Gatitu!” para gjenerales shqiptare - gruaja e parë në detyrën e zëvendëskomandantes së Forcës Tokësore

Lajme
Divjaka prej 5 vitesh pa rritje çmimesh, kryebashkiaku: Të mbahet pastër plazhi publik

Divjaka prej 5 vitesh pa rritje çmimesh, kryebashkiaku: Të mbahet pastër plazhi publik

Lajme
Arsenijeviq mohon lidhjen me armët e gjetura në Zveçan: S’kam çka fsheh, le të hetojë edhe FBI-ja

Arsenijeviq mohon lidhjen me armët e gjetura në Zveçan: S’kam çka fsheh, le të hetojë edhe FBI-ja

Lajme
“Serbia kërkon luftë, po e tregon hapur”, Andoni: Shqipëria dhe Kosova të përgatiten

“Serbia kërkon luftë, po e tregon hapur”, Andoni: Shqipëria dhe Kosova të përgatiten

Siguri
Musliu:

Musliu: "Rojet e Lagjes", maskim i rrezikshëm i celulave terroriste

Siguri
74-vjeçarja nga Kosova dënohet për mashtrime të shumëfishta në Zvicër, kishte fshehur pasuri prej rreth 350 mijë frangash

74-vjeçarja nga Kosova dënohet për mashtrime të shumëfishta në Zvicër, kishte fshehur pasuri prej rreth 350 mijë frangash

Lajme
Kalo në kategori