LAJMI I FUNDIT:

SpaceX ka shtyrë misionin e saj satelitor Starlink për shkak të kushteve të motit

SpaceX ka shtyrë misionin e saj satelitor Starlink për shkak të kushteve të motit

SpaceX ka shtyrë misionin e saj satelitor Starlink për shkak të kushteve të motit, tha kompania në një postim në Twitter.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shtyrja vonon lëshimin e 46 satelitëve të internetit që do të lansoheshin nga një raketë Falcon 9.


Nisja fillimisht ishte planifikuar për të dielën nga Stacioni i Forcave Hapësinore Cape Canaveral në Florida.

Por ai “afat” u zhvendos për të hënën në mëngjes “për shkak të motit”, tha kompania.

Misioni satelitor Starlink vjen menjëherë pasi kompania humbi 40 satelitë Starlink në një stuhi gjeomagnetike.

“Kjo është humbja më e madhe deri më tani për ta”, citohet të ketë thënë në atë kohë Jonathan McDowell, një astronom i Harvardit. /Telegrafi/