LAJMI I FUNDIT:

Sozia e Zlatan Ibrahimovicit në Kosovë, që dëshiron ta takojë yllin suedez të dielën

Sozia e Zlatan Ibrahimovicit në Kosovë, që dëshiron ta takojë yllin suedez të dielën

Zlatan Ibrahimovic u kthye në kombëtaren e Suedisë dhe të dielën atë mund ta shohim në fushë në ndeshjen që kjo kombëtare do ta zhvillojë me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në Istog ekziston një person që ka ngjashmëri të madhe fizike me sulmuesin veteran dhe të rinjtë mezi presin të bëjnë fotografi me të.


Doni Jahaj ka ngjashmëri të madhe me yllin suedez prandaj edhe në vendin e tij e quajnë ‘Ibra’.

Ai thotë se prej se kur e ka kuptuar që 39-vjeçari mund të vijë në Kosovë, është përpjekur në shumë mënyra që të ketë një takim me yllin e Milanit pasi edhe është tifoz i tij.

“Është e vërtetë se kur kam dëgjuar se Suedia do të vijë në Kosovë, kam menduar se çka mund të bëj për t’u takuar me Ibrahimovicin. Kam intervenuar në shumë vende dhe të shohim a mund të bëjmë diçka. Është problem pak për shkak të pandemisë”, thotë për RTV Dukagjinin djali nga Istogu.

Jahaj tregon se i ri apo i vjetër, kushdo që e takon në rrugë i thotë se ka shumë ngjashmëri me Zlatanin. Doni thotë se nëse do ta takonte Ibrahimovicin do ta bënte ëndrrën realitet.

Kosova të dielën në “Fadil Vokrri do të përballet me Suedinë, ndërsa në fushë pritet të jetë edhe sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Boks
Kalo në kategori