LAJMI I FUNDIT:

Sot takohet Këshilli i Kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës

Sot takohet Këshilli i Kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës
Foto: Arkiv

Këshilli i Kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës, të premten do të mbajnë një takim në Shtëpinë e Kulturës në Drenas.

Takimi mbahet me qëllim që diskutimit të situatës sa i përket ndalimit të përhapjes së coronavirusit (COVID-19).


Po ashtu në këtë takim do të diskutohet për nevojat që kanë komunat e Kosovës, me theks të veçantë edhe për bashkëpunimin që u duhet me nivelin qendror.

Ministria e Shëndetësisë si ministria përgjegjëse për menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19, ka vendosur orar të ri të lëvizjes për komunën e Malishevës, komunën veriore të Mitrovicës dhe komunën e Zveçanit.

Në njoftim thuhet se sipas situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, në koordinim paraprak me Komunat, për të frenuar përhapjen më tej të COVID-19, nga 10 prill 2020, në komunat tashmë në karantinë, do të ketë orar të ri të lëvizjes brenda këtyre komunave.

Ministria e Shëndetësisë me orar të ri të lëvizjes për tri komuna të Kosovës
Lexo po ashtu Ministria e Shëndetësisë me orar të ri të lëvizjes për tri komuna të Kosovës

Komuna e Malishevës 14:00-06:00 (ndalim qarkullimi)

Komuna veriore e Mitrovicës 12:00-06:00 (ndalim qarkullimi)

Komuna e Zveçanit 12:00 -06:00 (ndalim qarkullimi).

Kurse, nëpër komunat e tjera, nga data 13 prill, kur do të hyjë në fuqi vendimi i marrë nga Gjykata Kushtetutese masat për kufizim të lëvizjes nuk do të vlejnë.

Megjithatë, institucionet përgjegjëse shëndetësore, po bëjnë vazhdimisht thirrje që të gjithë qytetarët të qëndrojnë brenda shtëpive, duke theksuar se prilli është muaji më kritik për ne. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori