LAJMI I FUNDIT:

Sot në Shkup fillon fushata kundër dhunës ndaj grave

Sot në Shkup fillon fushata kundër dhunës ndaj grave

Sot në Shkup do të shënohet fillimi i fushatës ndërkombëtare “16 ditë aktivitete kundër dhunës ndaj grave”, me mbështeteje nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i kësaj fushate është që të ngrihet vetëdija dhe të nxiten aktivitete të cilat do të ndihmojnë t’i jepet fund dhunës ndaj grave dhe vajzave në mbarë botën.


Fushata do të përfshijë disa aktivitete, në mesin e të cilave edhe ndriçimi i Kalasë së Shkupit në ngjyrë të portokalltë, mbështetje nga personat publik nga fusha të ndryshme, si dhe shumë debate me nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të Maqedonisë.

Fushata do të fillojë me fjalime të përfaqësuesve të Kombeve të Bashkuara, OSBE-së dhe BE-së në Maqedoni, nga Qeveria e Maqedonisë, ambasadorë, kryetarë komunash dhe përfaqësues të shoqatave civile./Telegrafi/