LAJMI I FUNDIT:

Sot në Kosovë, nafta dhe benzina 2 cent më lirë

Sot në Kosovë, nafta dhe benzina 2 cent më lirë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve ditën e sotme (e premte).

Sipas njoftimit të MINT, çmimet e naftës dhe benzinës janë liruar për 2 cent, ndërkaq çmimi i gazit ka rënë  për 1 cent, transmeton Telegrafi.


Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës:

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Naftë është: 1.72 € për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.58 € për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gaz është: 0.78 € për litër.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së premtes dhe janë të vlefshme për 24 orë.

Kësisoj, MINT do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës vendosi për vlerën se sa mund të fitojnë kompanitë e shitjes së derivateve. Fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 cent për shitjet me shumicë.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i kishte dërguar letër Qeverisë së Kosovës me anë të së cilës kërkojnë që marzha të caktohet duke u bazuar në nivelet e çmimeve aktuale. /Telegrafi/