Ajaxi ka shënuar më shumë se sa Manchester City, Barcelona dhe Paris Saint-Germain në të gjitha garat.

Sulmuesit e tyre i kanë shënuar 160, prej tyre 111 në Eredivisie, 32 në Ligën e Kampionëve dhe 17 në Kupën KNVB.


Sot ata do të përballen me Tottenhamin, ku e kërkojnë finalen e Ligës së Kampionëve.

Screenshot 2 19 Golat e Ajaxit dhe garat (Foto: Marca)

"Duam të luajmë futboll të bukur dhe atraktiv”.

"Një stil që do ta bënte Johan Cruyffin krenar nëse do të na shikonte”, thotë Edwin van der Sar.

Screenshot 1 28 Golashënuesit dhe garat (Foto: Marca)

Sulmuesi Dusan Tadic që kaloi nga Southampton te Ajax këtë verë ka gjetur portën 34 herë, ndërsa ka asistuar 21 herë, duke marr pjesë në 55 gola.

Screenshot 3 16 Asistuesit (Foto: Marca)

Ai nga trajner Erik Ten Hag përdoret si një ‘nëntë false’.

Screenshot 4 15 Ajax dhe klubet e tjera (Foto: Marca)

Ziyech dhe Huntelaar kanë shënuar nga 20 gola vijnë pas tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app