LAJMI I FUNDIT:

Sot mbahet takimi i MPB-së me kryetarët e komunave

Sot mbahet takimi i MPB-së me kryetarët e komunave

​Ministria e Punëve të Brendshme do të mbajë takim me Këshillin Ekzekutiv të Forumeve të Sigurisë në Bashkësi të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të MPB-së, takimi do të shërbejë si platformë diskutimi për kapacitetet operacionale, sfidat si dhe rekomandimet  për ngritjen e rolit të forumeve të sigurisë në bashkësi.


Në këtë takim do të do të marrin pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës, ambasadori i OSBE-së, Jan Braathu, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, si dhe zyrtarë të institucioneve tjera.

Në këtë takim do të prezantohet raporti i përmbledhur më të gjeturat dhe konkluzionet lidhur me vlerësimin e kapaciteteve operacionale të forumeve të sigurisë në bashkësi në të gjitha komunat.

Ky takim mbështetet nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).