ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka kërkuar që kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, të bëjë publike detajet e takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Mushkolaj ka thënë se qytetarët duhet të informohen për atë që është diskutuar mes dy liderëve, duke theksuar se transparenca është e nevojshme për të kuptuar zhvillimet politike dhe mundësitë për bashkëpunim mes partive.


“Takimi me z. Hamza thjesht i paraqiti dy qëndrime: një para takimit dhe një pas takimit. Para takimit tha se nuk ka vija të kuqe, se janë të hapur etj. Kur doli nga takimi tha se do të qëndrojnë në opozitë.

Çka ka ndodhur brenda takimit nuk e dimë. Hamza duhet ta bëjë publike, për shkak se nuk e dimë se çfarë ka ndodhur dhe pse ky është qëndrimi i Hamzës, cilat janë kërkesat e Albin Kurtit për PDK-në. Nuk e dimë. Gjithçka kaloi shumë shpejt. U mbajt një takim”, tha Mushkolaj./Tv Dukagjini

- YouTube youtu.be