LAJMI I FUNDIT:

Sot mbahet Festivali i Kafes dhe Çajit në Prishtinë

Sot mbahet Festivali i Kafes dhe Çajit në Prishtinë

Festivali i Kafes dhe Çajit mbahet sot në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Ky festival i cili po mbahet për herë të tretë në kryeqytet, fillon në ra 10:00 deri në orën 23:00.


Sipas organizatorëve, edicioni i tretë i Festivalit të Kafes dhe Çajit, do të sjell një frymë të re tek qytetarët pasi që vet karakteri i këtij festivali është argëtues, informues dhe promovues.

Çdo gjë që po shërbehet gjatë festivalit do të jetë falas apo me çmime promovuese.

Në këtë edicion do të jenë prezentë një numër më i madh i pjesëmarrësve, krahasuar me vitin e kaluar, përfshirë prezencën e afër 25 brendeve të njohura të kafes dhe çajit.

Gjithashtu, për qëllime humane, organizatorët e festivalit aktualisht janë në konsultim me partnerë, që të arrihet një marrëveshje për grumbullimin e një fondi i cili do të dedikohet për personat në nevojë. /Telegrafi/