Sot 21 vjet më parë u shënua rezultati më i thellë në Ligë Premier (Video)

Manchester United është skuadra më e suksesshme prej se niveli i parë i futbollit anglez ka marrë emrin Liga Premier.
E udhëhequr nga trajneri legjendar Sir Alex Ferguson, Manchester United ka fituar çdo trofe të mundshëm brenda kësaj periudhe.
I tillë është edhe një rekord që është arritur në sezonin 1994-1995.
Sot 21 vjet më parë është arritur rezultati më i thellë i një ndeshjeje në Ligën Premier.
Manchester United e kishte mposhtur Ipswich Town me rezultat të thellë 9-0.
Në atë botë kishin shënuar Roy Keane 15', Andy Cole 19' 37' 53' 65' 87', Mark Hughes 55' 59' e Paul Ince 72'. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
04/03/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate














































