LAJMI I FUNDIT:

Sondazh i ri, Trump gjithnjë e më popullor – në anvantazh kundër Bidenit

Sondazh i ri, Trump gjithnjë e më popullor – në anvantazh kundër Bidenit

Donald Trump ka një avantazh ndaj presidentit demokrat Joe Biden me gjashtë pikë, sipas sondazhit të fundit të Ipsos, i cili gjithashtu tregon se shumica e amerikanëve nuk duan një garë të re zgjedhore mes ish-presidentit dhe presidentit aktual, e cila duket e mundshme pas fitores së Trump në zgjedhjet paraprake në New Hampshire, shkruan Reuters.

Në një sondazh me 1250 të rritur në të gjithë SHBA-në, Trump mori mbështetjen e 40 për qind të votuesve dhe Biden 34 për qind.

Pjesa tjetër nuk e kanë vendosur ende se për kë do të votojnë apo nëse do të shkojnë fare në kuti. Marzha i gabimit është tre pikë. Në sondazhin e mëparshëm nga fillimi i muajit, Trump dhe Biden ishin të barabartë.

Sondazhi i fundit i Ipsos tregoi gjithashtu se rreth 67 për qind e të anketuarve nuk do të preferonin të shihnin përsëri të njëjtët dy kandidatë në garën presidenciale, se ata janë “ngopur” me Trump dhe Biden dhe se do të dëshironin të shihnin disa fytyra të reja.

Megjithatë, vetëm 18 për qind thanë se nuk do të votonin fare nëse zgjedhja e tyre do t’i binte Biden dhe Trump.

Epërsia e Trump prej gjashtë pikë u ruajt edhe pasi të anketuarve iu ofruan kandidatët e tjerë. Trump mblodhi mbështetjen e 36 përqind të votuesve, Biden 30 përqind dhe Robert F. Kennedy Jr. tetë për qind.

Në sondazh, 70 për qind e të anketuarve, gjysma e të cilëve janë demokratë, ranë dakord me deklaratën se Biden nuk duhet të kandidojë për një mandat të dytë. 56 për qind e tyre, një e treta e të cilëve janë republikanë, thanë të njëjtën gjë për Trump.

Tre të katërtat e të anketuarve besojnë se Biden është shumë i vjetër për të mbajtur postin e presidentit. Gjysma e të anketuarve mendojnë të njëjtën gjë për Trump.

“Shumica e amerikanëve nuk duan një revansh mes Bidenit dhe Trump. Partia e parë që tërhiqet nga kandidati i saj 80-vjeçar do të fitojë zgjedhjet”, beson Nikki Haley, kundërshtarja e Trump në zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane.

Por sondazhi tregon një epërsi të madhe për Trump ndaj Haley, 64 për qind me 19 për qind. Të dy do të përballen me njëri-tjetrin në garën për nominimin e republikanëve më 24 shkurt në Karolinën e Jugut. Haley ishte guvernatore e atij shteti nga viti 2011 deri në vitin 2017. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komandanti i Forcave Ajrore ukrainase publikon pamje nga aksioni i pilotëve të tyre - i quan “fantazmat e Kievit”

Komandanti i Forcave Ajrore ukrainase publikon pamje nga aksioni i pilotëve të tyre - i quan “fantazmat e Kievit”

Evropa
E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Amerika
Ukraina

Ukraina "përgatit terrenin" për sulme në Krime pas mbërritjes së aeroplanëve luftarakë F-16

Evropa
Shpërthim i madh në qytetin rus

Shpërthim i madh në qytetin rus

Evropa
Tentoi të hap derën e aeroplanit gjatë fluturimit, pasagjeren e lidhin për ulëse me shirit ngjitës - aviacioni federal amerikan e padit

Tentoi të hap derën e aeroplanit gjatë fluturimit, pasagjeren e lidhin për ulëse me shirit ngjitës - aviacioni federal amerikan e padit

Amerika
Ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar një të tretën e flotës ruse të Detit të Zi

Ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar një të tretën e flotës ruse të Detit të Zi

Evropa
Kalo në kategori