LAJMI I FUNDIT:

Sondazh nga Pyper: 58.09% mendojnë se nuk do të respektohet distanca fizike nga nxënësit

Sondazh nga Pyper: 58.09% mendojnë se nuk do të respektohet distanca fizike nga nxënësit

Me zhvillimet e fundit në vend, tema rreth fillimit të vitit të ri shkollor është diskutuar mjaft. E sondazhi i realizuar së fundmi nga Pyper me një mostër jo të rastësishme ka pasqyruar pikëpamjet e ndryshme të qytetarëve lidhur me këtë temë.

Fillimisht, vlen të theksohet se grupe të ndryshme të qytetarëve kanë pikëpamje të ndryshme se çfarë duhet të ndodhë me vitin e ri shkollor 2020/2021, pra për shkollat fillore dhe të mesme.


Shumica (69.86%) konsiderojnë se viti shkollor duhet të filloj në muajin shtator ndërsa një përqindje prej 12.98% konsiderojnë se duhet të shtyhet fillimi i vitit shkollor. Te po ky grup i fundit, pothuajse 40% e tyre janë shprehur se viti shkollor duhet të shtyhet deri kur të përmirësohet gjendja me COVID-19 pa marrë parasysh se sa zgjat kjo.

“Ndërkaq, sa i përket formës së mësimit, mësimi në klasë me numër të limituar të nxënësve është konsideruar si opsioni më i mirë për zhvillimin e mësimit në shkolla fillore dhe të mesme. Përpos kësaj forme të mësimit, opsioni i dytë më i klikuar ka qenë mësimi i nxënësve deri në klasën 4 me numër të plotë të nxënësve për klasë. Ndërsa sa i përket nxënësve që i përkasin klasës 5 – 9 si dhe nxënësve e shkollave të mesme, opsioni i dytë më i klikuar ka qenë mësimi i nxënësve online nga mësimdhënësit përmes platformës Zoom apo ndonjë platforme tjetër”, bën të ditur Pyper.

Përveç formës së mësimit, një temë me rëndësi në këtë aspekt është edhe mbrojtja nga virusi. E një prej masave të nevojshme mbrojtëse ndaj COVID-19 është distanca fizike. Mirëpo, kjo masë vlerësohet se nuk do të respektohet nga nxënësit sipas 58.09% të pjesëmarrësve. E për më tepër, mbajtja e mësimit në shkolla është vlerësuar nga pjesëmarrësit se do të bëj që të rritet numri i të infektuarve nëse mësimi mbahet me numër të plotë të nxënësve për klasë. Mirëpo, disa pjesëmarrës (27.94%) vlerësojnë se numri i të infektuarve do të rritet pavarësisht se a mbahet mësimi me numër të plotë apo të limituar të nxënësve për klasë.

Gjithashtu, si masë shtesë mbrojtëse ndaj COVID-19, disa pjesëmarrës të sondazhit po ashtu konsiderojnë se pushimet mes orëve mësimore nuk duhet të mbahen. Më saktësisht, 22.88% konsiderojnë se nuk duhet të mbahen pushimet e shkurta, 20.79% konsiderojnë se nuk duhet mbajtur pushimi i gjatë për 13.97% nuk duhet të mbahet asnjëri prej këtyre pushimeve.

Veç kësaj, faktori më i rëndësishëm për të siguruar një mjedis të mirë mbrojtës ndaj COVID-19 në kontekstin shkollor është konsideruar që hapësirat shkollore duhet dezinfektuar çdo ditë (35.31%). Ky është pasuar nga disa faktorë tjerë sipas rendit që vijon: shkollat duhet të kenë tunel dezinfektues (23.21%), shkollat duhet t’i pajisin nxënësit me maska (19.25%) si dhe nxënësve duhet të ju kontrollohet temperatura çdo ditë shkollore (14.52%).

Mostra sipas gjinisë:
– Femër (51.05%)
– Male (48.95%)

Mostra sipas grupmoshave:
– 16 – 25 vjeç (50.72%)
– 26 – 35 vjeç (32.23%)
– 36 – 45 vjeç (10.23%)
– 46+ vjeç (6.82%)

Mostra sipas komunave:
– Prishtinë (22.44%)
– Prizren (7.59%)
– Ferizaj (7.04%)
– Gjilan (6.49%)
– Podujevë (5.83%)
– Pejë (5.39%)
– Mitrovicë (5.28%)
– Gllogoc (4.73%)
– Rahovec (4.18%)
– Fushë Kosovë (4.18%)
– Gjakovë (4.07%)
– Lipjan (3.85%)
– Vushtrri (3.08%)
– Malishevë (2.64%)
– Skenderaj (1.87%)
– Istog (1.76%)
– Suharekë (1.43%)
– Viti (1.32%)
– Kamenicë (0.99%)
– Shtime (0.88%)
– Obiliq (0.88%)
– Klinë (0.88%)
– Kaçanik (0.77%)
– Dragash (0.77%)
– Deçan (0.77%)
– Zveçan (0.22%)
– Hani i Elezit (0.22%)
– Ranillug (0.11%)
– Kllokot (0.11%)
– Shtërpcë (0.11%)
– Junik (0.11%)

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori