LAJMI I FUNDIT:

Son shpallet futbollist i muajit në Ligën Premier

Son shpallet futbollist i muajit në Ligën Premier

Reprezentuesi i Koresë së Jugut ka mposhtur konkurrencën e shumë yjeve të tjerë

Për herë të dytë këtë sezon Heung-Min Son shpallet futbollist i muajit në Ligën Premier.


Son ka realizuar pesë gola dhe ka asistuar në dy të tjerë gjatë muajit të shkuar dhe është lojtari i dytë i Tottenhamit pas Harry Kane që fiton këtë çmim.

Koreano Jugori ka mposhtur konkurrencën e yjeve të tjerë të nominuar si: Jan Vertonghen, Christian Eriksen, Eden Hazard, Eric Bailly, Sergio Aguero dhe Christian Benteke.

Edhe çmimi i Trajnerit të Muajit shkon te Tottenhami, pasi që Mauricio Pochettino është shpallur si më i miri.