LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer tregon se si e ndërtoi strategjinë e ekipit kundër Chelseat, Pogba lojtar kryesor i Unitedit

Solskjaer tregon se si e ndërtoi strategjinë e ekipit kundër Chelseat, Pogba lojtar kryesor i Unitedit

Menaxheri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar se si e kanë ndërtuar planin e tyre të lojës për të përfituar më shumë nga Paul Pogba.

Mesfushori francez tashmë është përfshirë drejtpërdrejt në 15 gola që kur mori drejtimin e klubit trajneri norvegjez.


Menaxheri i ka dhënë më shumë hapësirë në fazën sulmuese sesa në javët e fundit Anthony Martialit dhe Jesse Lingardit.

Paul Pogba dhe Ander Herrera (Photo by Michael Regan/Getty Images)

“Ne e dimë se është një nga mesfushorët më të mirë sulmues në botë, ai ka vizionin, pikëpamje dhe lojtar i klasit botëror”, tha Solskjaer.

“Pasimi në golin e Anderit ishte fantastik, pastaj përsëri luajti mirë te Marcus (Rashford) dhe është shumë i mirë në gjuajtjet drejt portës. Ne kemi pasur disa ditë të mira trajnimi”, shtoi menaxheri.

“Natyrisht, ju doni që të shihni në hapësirë dhe të gjejë hapësirë. Ander iu krijon më shumë liri për të ecur përpara. Ai (Pogba) kishte një ndeshje të vështirë kundër PSG-së, por mendova se ishte ndoshta lojtari ynë më i mirë – ai kishte dy ose tre lojtarë përreth tij gjatë gjithë kohës”.

Notat e lojtarëve: Chelsea 0-2 Manchester United, shkëlqejnë Pogba dhe Herrera
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Chelsea 0-2 Manchester United, shkëlqejnë Pogba dhe Herrera

“Ishte një barrë e madhe, natyrisht, ai po luante kundër një nga mesfushorëve më të mirë mbrojtës në botë – N’Golo Kante – por mendoj se gjeti hapësirat e duhura”, shtoi strategu.

United triumfoi si mysafirë kundër Chelseat me rezultat 2-1 për ta gjetur veten në çerekfinale të Fa Cup, ku do të takohet me Wolvesin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Kalo në kategori