LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer: Do ta ndërtojë ekipin përreth Pogbas

Solskjaer: Do ta ndërtojë ekipin përreth Pogbas
Ole Gunnar Solskjaer - Paul Pogba (Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

Menaxheri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka lavdëruar qëndrimin e Paul Pogba dhe thotë se do të ndërtojë ekipin e tij përreth mesfushorit francez.

Pogba duroi një marrëdhënie të çoroditur me ish-menaxherin Jose Mourinho, i cili u shkarkua para disa javësh nga drejtuesit e Unitedit.


Megjithatë, 25-vjeçari francez, i cili ka qenë i lidhur me një lëvizje te Juventusi në javët e fundit, duket se është rilindur në dy ndeshjet e para të trajneri të ri Solskjaer.

Solskjaer, pas dygolëshit të francezit: Ky është Pogba i vërtetë
Lexo po ashtu Solskjaer, pas dygolëshit të francezit: Ky është Pogba i vërtetë

Kjo pasi Pogba ka shënuar dy herë në fitoren e së mërkurës në Huddersfield dhe këto paraqitje kanë bërë që trajneri norvegjez të ka besim të madh në të dhe të ndërtojë skuadrën rreth tij.

Solskjaer dhe Pogba të lumtur pas fitores (Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

“Mendoj se Paul është një lojtar i madh, ai është një nga lojtarët kryesorë dhe më të mirë në botë”, ka thënë fillimisht Solskjaer në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes me Bournemouthin.

“Ai ka bërë shumë mirë me mençurinë e tij dhe është një djalosh i madh, i cili ka fituar duele me kokë, ndërhyrje e gjithçka tjetër”.

Solskjaer dëshiron të nxjerrë më të mirën nga "i jashtëzakonshmi Pogba"
Lexo po ashtu Solskjaer dëshiron të nxjerrë më të mirën nga "i jashtëzakonshmi Pogba"

“Qëndrimi i tij ka qenë i përsosur dhe ky është çelësi”.

“Jemi duke kërkuar për të ndërtuar një ekip përreth tij natyrisht, por ka shumë lojtarë cilësorë”, përfundoi trajneri i Unitedit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Superkupa e Spanjës 2025: Çiftet gjysmëfinaliste, data e ndeshjeve dhe stadiumi

Superkupa e Spanjës 2025: Çiftet gjysmëfinaliste, data e ndeshjeve dhe stadiumi

La Liga
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Kalo në kategori