LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer: Pogba nuk do të shitet nga Manchester Unitedi

Solskjaer: Pogba nuk do të shitet nga Manchester Unitedi

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka këmbëngulur se mesfushori Paul Pogba nuk do të largohet nga Manchester Unitedi në afatin kalimtar të verës.

Mesfushori vazhdon të jetë i lidhur me një largim nga Old Trafford pasi Paris Saint-Germain raportohet se dëshiron reprezentuesin francez.

Pogba është në vitin e fundit të kontratës së tij me Unitedin dhe Solskjaer tha në korrik se klubi është në bisedime për ta lidhur atë me një marrëveshje të re.

“Gjithçka mund të ndodh në futboll”, Pochettino lë hapur derën e transferimit të Pogbas te PSG
Lexo po ashtu “Gjithçka mund të ndodh në futboll”, Pochettino lë hapur derën e transferimit të Pogbas te PSG

Edhe pse Pogba nuk ka arritur një marrëveshje me Djajtë e Kuq deri më tani, Solskjaer nuk e sheh atë të largohet para se të mbyllet afati i transferimeve më 31 gusht.

“Po, unë pres që Paul të jetë këtu kur të vijë 1 shtatori”, ka thënë fillimisht Solskjaer për gazetarët.

“Nëse keni një kontratë pesëvjeçare ose një kontratë njëvjeçare, kur nënshkruani për Man Utd ju duhet të përballeni me sfidën e performancës në një nivel të qëndrueshëm”.

“Nuk jam i shqetësuar fare se kohëzgjatja e kontratës së çdo lojtari po ndryshon nivelin e motivimit dhe frymëzimit të tyre. Ju dëshironi të luani mirë për ekipin tuaj, shokët tuaj të skuadrës, veten, familjen tuaj, sa herë që luani”.

Man Utd është gati të bëjë Pogban lojtarin më të paguar në ekip me kontratën e re marramendëse
Lexo po ashtu Man Utd është gati të bëjë Pogban lojtarin më të paguar në ekip me kontratën e re marramendëse

“Ajo që pres është që qëndrimi dhe qasja në çdo lojë është ajo e duhura. Se ne kemi të njëjtin fokus, fokusin e duhur, profesionalizmin e duhur dhe, me këtë, unë nuk kam asnjë shqetësim për Paulin”.

“Paul është duke shijuar futbollin e tij dhe e kam thënë shumë herë, puna ime është të sigurohem që po nxjerrim më të mirën nga Paul, Bruno dhe të gjithë lojtarët shumë të mirë që kemi brenda ekipit”, përfundoi norvegjezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Modric preket nga dhurata e gazetarit spanjoll para ndeshjes, premtoi se do t'ia kthente

Modric preket nga dhurata e gazetarit spanjoll para ndeshjes, premtoi se do t'ia kthente

Përfaqësueset
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Përfaqësueset
Vdes në moshën 26-vjeçare portieri i Malit të Zi, vetëm 10 ditë më parë gëzoi kombin e tij

Vdes në moshën 26-vjeçare portieri i Malit të Zi, vetëm 10 ditë më parë gëzoi kombin e tij

Ndërkombëtare

"Nuk e prisja ftesën për Evropian, pasi mendoja të luaja për Kosovën", Tarashaj: Shqipëria mund të befasojë, Zvicra në gjysmëfinale nëse Shaqiri është në formë

Romak Zeqiri
Luajti të gjitha ndeshjet në Euro 2016, Lenjani flet për Shqipërinë: E nisim me fitore, kuqezinjtë befasojnë në Gjermani

Luajti të gjitha ndeshjet në Euro 2016, Lenjani flet për Shqipërinë: E nisim me fitore, kuqezinjtë befasojnë në Gjermani

Romak Zeqiri
Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku konfirmon se stadiumi Fadil Vokrri është drejt përfundimit

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku konfirmon se stadiumi Fadil Vokrri është drejt përfundimit

Sport vendor
Kalo në kategori