LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer i ka njoftuar tashmë lojtarët e Manchester Unitedit rreth formacionit të ri më sulmues të ekipit

Solskjaer i ka njoftuar tashmë lojtarët e Manchester Unitedit rreth formacionit të ri më sulmues të ekipit

Ole Gunnar Solskjaer është vendosur të ndryshojë taktikat e tij për sezonin e ardhshëm të Ligës Premier, me menaxherin e Manchester Unitedi që u ka treguar lojtarëve të tij për formacionin e ri tashmë.

Në sezonin e kaluar, Unitedi kishte plasmanin më të mirë që kur Sir Alex Ferguson u pensionua në vitin 2013, pasi përfunduan në vendin e dytë, 12 pikë larg kampionit Manchester City.

Solskjaer luftoi për të marrë më të mirën nga ekipi i tij në disa raste, veçanërisht kundër ‘gjashtëshes së madhe’ dhe u akuzua se ishte shumë negativ, duke fituar vetëm 11 pikë në 10 ndeshjet kundër tyre dhe duke shënuar vetëm tetë herë.

Superkompjuteri parashikon sezonin 2021/22 në Ligën Premier – mësohet kampioni, top katërshja dhe ekipet që bien nga kategoria
Lexo po ashtu Superkompjuteri parashikon sezonin 2021/22 në Ligën Premier – mësohet kampioni, top katërshja dhe ekipet që bien nga kategoria

Në ato ndeshje, Unitedi shpesh luante me Scott McTominay dhe Fred në qendër të mesfushës dhe iu desh të sakrifikonte të paktën një nga lojtarët e tij sulmues.

Sidoqoftë duket se menaxheri do ta ndryshojë atë për sezonin e ardhshëm dhe në vend të kësaj do të luajë me një renditje 4-3-3, me dy mesfushorë sulmues dhe një mbrojtës.

McTominay dhe Fred nuk pritet të jenë të dy titullarë në sezonin e ri

Sipas rrjetit televiziv ESPN, Solskjaer tashmë i ka njoftuar lojtarët që janë kthyer në stërvitje këtë verë për planin e tij në lidhje me formacionin sulmues.

Raporti thotë se një mbrojtës i ri qendror është thelbësor për ndryshimin e taktikës, me klubin që ndjek aktualisht Raphael Varane nga Real Madrid.

Varane është objektivi kryesor për qendrën e mbrojtjes

Solskjaer shpreson që transferimi i mundshëm i Varanes do ta lejojë atë që të luajë më sulmues dhe Bruno Fernandes dhe Paul Pogba të luajnë më shpesh së bashku në mesfushë.

Ky veprim mund të lejojë gjithashtu që Donny van de Beek të luajë më shpesh në një pozicion që i përshtatet më shumë, përkrah një mesfushori tjetër sulmues, edhe pse ai dhe Pogba janë lidhur me largime nga klubi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Humbi finalen dhe mbeti pa trofe, Ronaldo qau si kurrë më parë në karrierën e tij

Humbi finalen dhe mbeti pa trofe, Ronaldo qau si kurrë më parë në karrierën e tij

Ligat tjera
Barcelona dhe Valencia mund të bëjnë biznes dy herë këtë verë – dy yje mund të ndrrojnë ambient

Barcelona dhe Valencia mund të bëjnë biznes dy herë këtë verë – dy yje mund të ndrrojnë ambient

La Liga
Gary Lineker zbulon arsyen kontroverse pse ai po mbështet Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve

Gary Lineker zbulon arsyen kontroverse pse ai po mbështet Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

La Liga
Kosova kryen stërvitjen e radhës para ndeshjes me Norvegjinë - mungon Zhegrova, lëndohet Rrahmani

Kosova kryen stërvitjen e radhës para ndeshjes me Norvegjinë - mungon Zhegrova, lëndohet Rrahmani

Përfaqësuesja e Kosovës
Jim Ratcliffe do t’ia katërfishojë pagën yllit të Man United pas triumfit në FA Cup

Jim Ratcliffe do t’ia katërfishojë pagën yllit të Man United pas triumfit në FA Cup

Premier League
Kalo në kategori