LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer: Dua që lojtarët e mi të dominojnë ndeshjet sikurse në epokën e Fergusonit

Solskjaer: Dua që lojtarët e mi të dominojnë ndeshjet sikurse në epokën e Fergusonit
Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Ole Gunnar Solskjaer do të dëshironte që ekipi i tij i Manchester Unitedit të dominojë ndeshjet ashtu sikurse gjatë epokës së Sir Alex Ferguson.

Ish-sulmuesi i Djajve të Kuq është përgjegjës për klubin në mënyrë të përkohshme deri në fund të sezonit, por ka parë rezultatin e tij me tetë gola të shënuara në dy ndeshje që nga marrja e detyrës nga Jose Mourinho.


United e pret Bournemouth të dielën pasdite, me Solskjaer që shpreson që lojtarët e tij mund të vënë një tjetër performancë dominuese.

Giggs e Neville: Solskjaer po i kthen në formë yjet e skuadrës
Lexo po ashtu Giggs e Neville: Solskjaer po i kthen në formë yjet e skuadrës

Ai dëshiron që lojtarët e tij të shprehin veten në fushë dhe të shkojnë në çdo lojë me besimin se do të marrin tre pikët.

“Unë kam qenë këtu për 15 vite dhe sigurisht filozofia ime e futbollit udhëhiqet nga ajo që kam përjetuar këtu”, ka thënë fillimisht 45-vjeçari për Sky Sports.

Solskjaer në kohën e tij si lojtar i Unitedit

“Ne shkojmë dhe sulmojmë skuadrat, përpiqemi të dominojmë ndeshjet dhe të shkojmë në çdo ndeshje duke besuar se do të fitojmë, edhe pse respektojmë kundërshtarin”.

“Nuk është sikur ne kemi fituar 5-4 çdo herë me trajnerin [Alex Ferguson]. Kur e kishim në mbrojtje Jaap [Stam], Ronny [Johnsen], Rio [Ferdinand] dhe [Nemanja Vidic] ne mbanin portën e paprekur, kështu që ekzistonte një ekuilibër i shkëlqyer”.

Solskjaer tregon instruksionet e para që iu dha lojtarëve të Unitedit
Lexo po ashtu Solskjaer tregon instruksionet e para që iu dha lojtarëve të Unitedit

“Unë dua të shikoj lojtarët duke treguar gjithçka nga vetja”.

“Ndoshta unë kam përjetuar më shumë në karrierën time të futbollit sesa kam besuar ndonjëherë, kështu që dua që lojtarët e tjerë të kenë të njëjtën ndjenjë kur ata të kenë mbaruar karrierën e tyre”.

“Kjo do të thotë që ne duhet të të fitojmë”, përfundoi Solskjaer. /Telegrafi/