LAJMI I FUNDIT:

Solari i kishte kërkuar rikthimin e Odegaardit te Real Madridi

Solari i kishte kërkuar rikthimin e Odegaardit te Real Madridi

Santiago Solari i kishte kërkuar Real Madridit që ta rikthejë në skuadër të huazuarin Martin Odegaard.

Ish-trajneri i Los Blancos që kishte zëvendësuar Julen Lopeteguin e shkarkuar nga muaji tetor deri në muajin mars, e që ishte shkarkuar po ashtu.


Por, në afatin kalimtar të këtij janari, argjentinasi i kishte kërkuar skuadrës spanjolle që Odegaard të rikthehej në skuadrën e parë.

Mesfushori norvegjez ishte i huazuar te Vittese në Holandë, derisa Solarit i ishte bërë me dije se një gjë e tillë nuk ishte e mundur.

Revolucioni me talente nën 20 vjeç në La Liga: Yje të mëdhenj po lindin në tokën spanjolle
Lexo po ashtu Revolucioni me talente nën 20 vjeç në La Liga: Yje të mëdhenj po lindin në tokën spanjolle

Odegaard kishte qenë i huazuar edhe te Heerenveen, parasë t’i bashkohej Real Betisit në këtë sezon në formë huazimi dy vjeçare.

Norvegjezi deri më tani në këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në dhjetë paraqitje në La Liga. /Telegrafi/