LAJMI I FUNDIT:

Solari ende beson në titull të kampionit në La Liga

Solari ende beson në titull të kampionit në La Liga

Real Madrid ka pësuar humbje të papritur në kuadër të ligës elitare spanjolle të La Ligas.

Madrilenët nuk kanë arritur të triumfojnë para shikuesve të vetë, ku Girona i ka befasuar me një fitore me rezultat 2:1.


Pas takimit ka folur trajneri i Los Blancos, Santiago Solari, i cili ende beson se në fund të kampionatit do të jenë kampion.

Cristhian Stuani (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Ne nuk ishim vendimtar, nuk e mbyllëm gjysmën e parë kur kemi pasur raste dhe në gjysmën e dytë kemi humbur energjinë dhe ata shënuan dy herë”.

“Futbolli është një sport kolektiv dhe fusha është e mbuluar nga të gjithë lojtarët. Ne kemi mundur të përballojmë situatën e krijuar pas golit të barazimit”.

Sergio Ramos vendos një rekord evropian për kartona të kuq
Lexo po ashtu Sergio Ramos vendos një rekord evropian për kartona të kuq

“Por, ne do të vazhdojmë të luftojmë në të tri frontet që janë të hapura për ne. Duhet të vazhdojmë të përpiqemi të fitojmë për të ngushtuar epërsinë”, pohoi trajneri argjentinas.

Ndryshe, Reali zë pozitën e dytë të renditjes tabelore, ku ka nëntë pikë më pak se lideri aktual, Barcelona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori