LAJMI I FUNDIT:

Sokoli: Arijanet Muriçi bëri diferencën te Kosova minutat e fundit

Sokoli: Arijanet Muriçi bëri diferencën te Kosova minutat e fundit

Trajneri i Ferizajt dhe profesori universitar Bylbyl Sokoli ka vlerësuar lartë paraqitjen e portierit të përfaqësueses së Kosovës Arijanet Muriçi.

Sokoli, në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini ka thënë se fitorja e Kosovës është padyshim shumë e madhe duke përmendur disa elemente nga kjo ndeshje.


“Pashë një ndeshje dramatike me një fitore shumë të madhe. Pashë që publiku i Kosovës ishte më i zëshëm se i Bullgarisë. Pashë një festë me fanellën e Zenelit që tregon unitetin brenda grupit e kjo është shumë e rëndësishme për suksesin e skuadrës. Pashë një gol nga ndërprerja që është ndoshta pikë e dobët e Kosovës dhe pastaj rikthimin që tregon se Kosova nuk është rastësisht ekip që ka vlerë 70 milionë përballë Bullgarisë që ka skuadër 17 milionë”.

Trajneri i Ferizajt ka vlerësuar lartë edhe portierin e Kosovës, Arijanet Muriçi, për qetësinë e tij në menaxhimin e rezultatit edhe në momente të vështira.

“Qetësia e tij nuk ka ndoshta ndonjë ndikim të kundërshtari, por krijon një siguri të jashtëzakonshme te skuadra jonë…Ndeshja e tij ishte një kontribut shumë i madh i Kosovës”, tha ndër të tjera Bylbyl Sokoli./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori