LAJMI I FUNDIT:

Soja, i shpall luftë osteoporozës, arteriosklerozës, kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë…

Soja, i shpall luftë osteoporozës, arteriosklerozës, kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë…

Përmbajtja e madhe e proteinave prej 35 deri në 40 për qind, e bën sojën superiore në krahasim me artikujt e tjerë, por është mirë të dini që përmban edhe që të tetë amino-thartirat të cilat janë të rëndësishme për ushqimin e njeriut.

Dijana Daka – Nahi
Nutriciste
tel. 044 180 052


Këto produkte përftohen me njomjen e sojës e cila qëndron një kohë, bluhet dhe kullohet, pastaj qumështi i tillë thartohet ose bëhet djathë.

Nga mbetjet bëhen thjerrëza ose bërxolla soje, të cilat kryesisht përbëhen nga hidrokarburet e patretura, përkatësisht nga fibrat.

Pa marrë parasysh se në çfarë forme i konsumoni produktet e ndryshme të sojës, ato kanë të njëjtat vlera si edhe soja e zier, të njëjtat kalori dhe të njëjtën cilësi nutritive.

Soja u rekomandohet personave të cilët për shkak të problemeve shëndetësore nuk u lejohet konsumimi i proteinave shtazore, d.m.th. mishit.

Smiling elderly woman drinking glass of milk

Gjithashtu, proteinat e sojës përmbajnë kalcium dhe estrogjene bimore, të cilat pengojnë me siguri osteoporozën dhe zvogëlojnë valungën te femrat gjatë menopauzës.

Hulumtimet kanë konstatuar që konsumimi i sojës zvogëlon kolesterinën e serumit dhe rrezikun nga kanceri i gjirit, prostatës dhe zorrës së trashë.

Edhe pse ka përmbajtje të konsiderueshme të yndyrës, pothuajse 90 për qind të atyre yndyrave janë të pangopura, kështu që zvogëlojnë kolesterinën dhe mbrojnë nga arterioskleroza.

Soja është shëruese në terapinë e psoriazës, ekzemës, të thatit, përmban shumë fibra, hidrokarbure të patretshme, gjë që i ndihmon zbrazjes së rregullt të zorrëve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori