LAJMI I FUNDIT:

Sogojeva i Hotelerisë dhe Turizmit: Kërkuam nga Vitia që të lejohen dasmat me 200 persona

Sogojeva i Hotelerisë dhe Turizmit: Kërkuam nga Vitia që të lejohen dasmat me 200 persona

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva ka folur për takimin me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ai në RTV Dukagjini ka thënë se është lëshuar një informatë e ngutshme nga ana e Odës sa i përket hapjes së gastronomisë dhe hotelerisë.


“Nuk ka vendim të prerë për hapjen e hotelerisë dhe gastronomisë por jemi në rrugë e sipër. Bashkë me ministrin jemi duke përpiluar një guidë që në momentin që do të hapen këta sektorë të respektohen ato rregulla”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sogojeva ka folur edhe për sallat e dasmave.

“Ndoshta dasmat do të lëshohen por në një afat tjetër”.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit thotë se të premten ka gjasa që bashkë me ministrin të dalin në një konferencë të përbashkët për të njoftuar masat e reja.

Ai ka thënë se kanë kërkuar që dasmat të mbahen me afërsisht 150-200 persona.

“Është e pakuptimtë kur një lokal i mbyllur me 100m2 i pranon rreth 40 klientë, sallat e dasmave me 800 apo 1000m2 të mos kenë 150 deri në 200 persona. Ne kemi kërkuar që afërsisht 75 çifte të lejohen në dasma”, deklaroi Hysen Sogojeva./Telegrafi/