LAJMI I FUNDIT:

Skuadrat londineze pas Wijnaldumit

Skuadrat londineze pas Wijnaldumit

Georgino Wijnaldum është duke kaluar vitin e tij të parë në Ligën Premier të Anglisë.

Ish-kapiteni i PSV Eindhoven ka shkëlqyer në edicionin e tij të parë me Newcastlen në Angli dhe ka bërë që për të të interesohen ekipet e mëdha angleze.


Së fundmi sipas medieve angleze, ka një duel nga tri skuadrat londineze për transferimin e ‘tulipanit’.

Chelsea, Tottenham Hotspurs dhe West Ham janë duke e ndjekur me vëmendje ecurinë e Wijnaldumit te Newcastle.

Newcastle ende nuk ka siguruar qëndrimin në Ligën Premier, dhe në rast se bie nga kategoria atëherë do të detyrohet ta shesë lojtarin për një shumë rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/