LAJMI I FUNDIT:

Skënderbeu fiton dramën pas penalltive, janë në “Play-Off” të Ligës së Evropës (Video)

Skënderbeu fiton dramën pas penalltive, janë në “Play-Off” të Ligës së Evropës (Video)

Skënderbeu ka arritur të fitojë ndeshjen kthyese ndaj Mlada Boleslav me rezultat 2-1, por kjo nuk i ka mjaftuar pasi ka humbur në Çeki me rezultat e njëjtë, ndërsa fituesi u përcaktua pas penalltive dhe ishte skuadra shqiptare që iu gëzua në fund fitores.

Skuadra nga Korça ka kaluar edhe turin e tretë eliminator në Ligën e Evropës dhe tani gjendet në fazën “Play-Off”, ku i ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për tu kualifikuar në grupet e kësaj lige.


Ishin mysafirët çek që kaluan të parët në epërsi në minutën e 18 me anë të Adam Janos, i cili shënoi për 1-0 dhe me këtë epërsi shkuan në pushimin mes dy pjesëve.

Në pjesën e dytë, Skënderbeu arriti të reagoj shpejt, pasi në minutën e 55 të ndeshjes ishte mesfushori Sabein Lilaj, i cili barazoi shifrat në 1-1 nga penalltia.

Skuadra nga Korça arriti të intensifikoj sulmet në vazhdim, por golin e epërsisë 2-1 arriti ta gjej vetëm në minutën e 83, ku i inkuadruara Sebino Plaku, shënoi pas vetëm tre minutave lojë nga inkuadrimi.

Ky gol i Plakut ishte ia siguroj Skënderbeut vazhdimet nga 15 minuta, ku në pjesën e parë të vazhdimeve rrezikuan disa herë, por pa arritur të gjejnë golin.

Në vazhdimin e dytë prej 15 minutave, “Ujqërit” tentuan me gjitha forcat për të përmbyllur lojën me një gol, por fati u desh të përcaktohet nga ekzekutimi i penalltive.

Në penallti më të saktë ishin vendasit nga Shqipëria të cilët shënuan me anë të portierit Orges Shehi, Liridon Latifit, Gjergji Muzakaz dhe Sabien Lilajt, ndërsa mysafirët humbën dy penalltitë e fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori