LAJMI I FUNDIT:

Skandalet s’kanë të ndalur për Kyle Walker – ai rezulton babai biologjik i fëmijës së modeles Lauryn Goodman, bënte jetë paralele me dy gra

Skandalet s’kanë të ndalur për Kyle Walker – ai rezulton babai biologjik i fëmijës së modeles Lauryn Goodman, bënte jetë paralele me dy gra

Kyle Walker është zbuluar se është babai i vajzës pesëmuajshe të Lauryn Goodman.

Mbrojtësi i Manchester City, 33 vjeç, ka tash e sa kohë që përflitet në media dhe rrjete sociale se mund të jetë babai biologjik që kur 32 vjeçarja në fjalë, lindi fëmijën në gusht, për të cilin ajo tha se e kishte me një futbollist.


Pas shpalljes së ndarjes nga gruaja e tij Annie Kilner, 30 vjeçe, të dielën, Lauryn ka vazhduar të japë sinjale jo shumë të holla në lidhje me atësinë e vajzës së saj.

E përditshmja britanike DailyMail ka arritur të zbulojë se Kyle është babai dhe ky është fëmija i dytë që ai ka me Lauryn ndërsa ishte ende i martuar me Annien, pasi ajo po ashtu ndan djalin trevjeçar Kairo me futbollistin pas një romace të shkurtër gjatë ndarjes së përkohshme nga Annie në vitin 2019.

Megjithatë burime të afërta me çiftin thonë se Annie ka ditur për disa kohë se fëmija është i Kyle dhe kjo nuk shkaktoi vendimin e saj për të marrë një pushim nga martesa.

Ylli i Manchester Cityt, Kyle Walker është përzënë nga gruaja e tij pas kapjes duke bërë orgji dhe një sërë skandalesh tjera
Lexo po ashtu Ylli i Manchester Cityt, Kyle Walker është përzënë nga gruaja e tij pas kapjes duke bërë orgji dhe një sërë skandalesh tjera

Një mik tha: “Kyle dhe Annie kanë qenë në një marrëdhënie të trazuar për disa kohë. Ka shumë çështje historike mes tyre, si dhe lidhjet e tij me Lauryn, që çuan në ndarje. Ata po përpiqen të japin një front të bashkuar për hir të tre fëmijëve të tyre që ndajnë së bashku, të cilët janë shqetësimi kryesor i tyre. Ata kanë nevojë të marrin një pushim nga marrëdhënia për të rifilluar dhe rishikuar”.

Miku i familjes shtoi: “Kyle nuk ka më kontakt me Lauryn. Manovrimet e saj prapa skenës kanë ndikuar vërtet te Annie dhe kanë pasur një ndikim të dëmshëm në shëndetin e saj”.

Thuhet se Kyle ka dalë nga rezidenca luksoze e çiftit prej 2.4 milionë funtesh pas ndarjes. Pavarësisht ndarjes, Kyle dhe Annie tani përfaqësohen të dy nga ekspertja e PR-it, Rachel Monk, e cila ndihmoi Coleen Rooney gjatë betejës së saj në Gjykatën e Lartë të Wagatha Christie me Rebekah Vardy.

Ndërkohë, mendjet juridike kryesore i kanë thënë DailyMail se Annie mund të ketë të drejtë mbi gjysmën e pasurisë prej 27 milionë funtesh të burrit të saj. Kjo vjen ndërsa përfliten zëra se ajo tashmë po flet me avokatët e divorcit për një marrëveshje.

Lauryn bëri të ditur në Instagramin e saj se fëmija i dytë mund të jetë i Kyle pasi përditësoi biografinë e saj për të zbuluar se mbiemri i vajzës së saj fillon me W, ashtu si i Kyle, duke shkruar: “Mami i Kairo Walker & KW”. Lauryn gjithashtu ka pëlqyer një seri komentesh që pyesin nëse futbollisti i Manchester City Kyle është babai i fëmijës së dytë të saj. Njëri prej tyre thotë: “Jam vërtet tronditur! Si ka mundësi që Kyle Walker është babai! Por a është ai në marrëdhënie me dy gra?”.

Kyle dhe Annie kanë tre fëmijë – Riaan, Roman dhe Reign. Ata u martuan dy vjet më parë, por kanë qenë në një njohje 13-vjeçare. Duke shpallur ndarjen e tyre të dielën, Annie tha në një postim në Instagram: “Me hidhërim, pas shumë vitesh martesë dhe tre fëmijëve të mrekullueshëm së bashku, kam vendosur të marr disa kohë larg nga Kyle. Nuk dëshiroj të komentoj më tej për pozicionin. Për momentin, kërkoj që privatësia ime dhe e tre fëmijëve të rinj të respektohet gjatë kësaj kohe të vështirë”.

Ylli i Kombëtares Angleze është i njohur për afera seksuale. Ka pasur pretendime se ai organizoi një festë seksuale me eskorta gjatë periudhës së izolimit nga COVID-19 dhe shkëmbeu mesazhe me një modele të revistës “Playboy” gjatë detyrës ndërkombëtare. Po ashtu ai akuzohej për një aferë në Facebook tetë vjet më parë, ku pretendohej se ai ishte në ndonjë mënyrë i lidhur me një video eksplicite dhe të neveritshme që përfshinte një grua.

Por duket se marrëdhënia e ndezur e tij me Lauryn Goodman ishte shkak për ndarjen, pas një premtimi të supozuar për Annien se ai nuk kishte më kontakt me të dhe u përjashtua nga rezidenca luksoze familjare në Cheshire pesë muaj më parë. [DailyMail zbuloi të enjten se ai tani jeton në një apartament ‘penthouse’ në Manchester.]

Skandalet jashtë fushës së Kylet nuk duken të kenë ndikuar në jetën e tij në fushë. Ai fitoi tribletën me Manchester City sezonin e kaluar dhe u emërua kapiten i klubit nga menaxheri Pep Guardiola pas largimit të kapitenit të mëparshëm Ilkay Gundogan. Ai gjithashtu mbetet një lojtar kyç në skuadrën e Anglisë të Gareth Southgate, ku ka luajtur në 81 ndeshje, duke shënuar golin e tij të parë të Tre Luanëve kundër Ukrainës në shtator. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Kalo në kategori