LAJMI I FUNDIT:

S’KA RËNDËSI

S’KA RËNDËSI

Poezi nga: Nëna Tereze

Njeriu është i paarsyeshëm, i palogjikshëm, egocentrik
S’KA RËNDËSI, DUAJE!


Nëse bën mirë, do të thonë e bën për qëllime egoistike
S’KA RËNDËSI, BËJ MIRË!

Nëse zbaton qëllimet e tua, do të gjesh miq të rrejshëm dhe armiq të vërtetë
S’KA RËNDËSI, ZBATO!

E mira që e bën, nesër do të harrohet
S’KA RËNDËSI, BËJ MIRË!

Nderi dhe çiltërsia do të bëjnë të lëndueshëm
S’KA RËNDËSI. JI I ÇILTËR DHE I NDERSHËM!

Ajo që ke ndërtuar vite me radhe, mund të rrënohet fill
S’KA RËNDËSI. NDËRTO!

Nëse i ndihmon njerëzit, do të hidhërohen
S’KA RËNDËSI, NDIHMOJI!

Jepja botes pjesën më të mirë të vetvetes, do të shqelmojnë
S’KA RËNDËSI, JEPE PJESËN MË TË MIRË TË VETVETES!