LAJMI I FUNDIT:

​S’ka kuorum për votimin e Projektligjit mbështetjen e punëve publike, punimet e Kuvendit vazhdojnë të hënën

​S’ka kuorum për votimin e Projektligjit mbështetjen e punëve publike, punimet e Kuvendit vazhdojnë të hënën

As për Projektligjin për mbështetjen e punëve publike nuk pati kuorum për votim. Për shkak të mungesës së kuorumit, Kuvendi ka mbyllur punimet për të vazhduar të hënën në orën 10:00.

Gjatë shqyrtimit, opozita ka kritikuar qeverinë për hartimin e këtij projektligj, dersa mazhoranca ka kërkuar nga deputetët që miratohet dhe të ndodhë kompensimi për operatorët ekonomik që të përshpejtojnë dinamikën e realizimit të punëve publike.


Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku ka thënë se Projektligjit për mbështetjen e punëve publike është i domosdoshëm, por sipas tij është i vonuar.

“Është dashur të sillet më herët për t’u miratuar në Kuvend, duke pasur parasysh nivelin e lartë të inflacionit dhe dëmeve që janë shkaktuar bizneseve të cilat kanë pasur kontrata të lidhura për zbatim në institucionet publike. Por, mënyra se si është hartuar ky projektligj, hap mundësinë për keqpërdorime të buxhetit dhe nuk zgjidh problemet me të cilat po përballen bizneset”, tha ai.

Deputeti nga LDK-ja, Avdullah Hoti theksoi se Projektligji është gabim fund e krye, ani se sipas tij, në esencë është i rëndësishëm, por mënyra dhe qasja e qeverisë është e gabuar.

“Madje, projektligji i paradites është edhe kundër Kushtetues, tash është fakt që ne kemi problem me investimet kapitale të cilat janë në realizim në nivelin ndoshta më të ulët historik, në 10-15 vjetët e fundit, kjo kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve, por viti po përmbyllet dhe ky ligj, tash është fundi i tetorit që po vjen në kuvend, plus që nuk është bërë as rishikimi i buxhetit për këtë vit, për të adresuar disa prej çështjeve më specifike. Ligji është gabim fund e krye, sepse ka me krijuar kaos në menaxhimin e kontratave”, tha ai.

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka thënë se grupi parlamentar i kësaj partie në pushtet mbështet Projektligjin për punë publike. Ai tha se kompensimi duhet t’i ndihmojë operatorët ekonomikë të përshpejtojnë dinamikën e realizimit të punëve publike në nivel lokal dhe qendror.

“Në bazë të të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, indeksi i kostos së ndërtimit gjatë tremujorit të dytë 2022 pati ngritje 19.8 për qind, kjo kryesisht te materialet ndërtimore me 22 për qind, energjia 15 për qind, makineritë 12 për qind dhe pagat 9.1 për qind. Ky projektligj i propozuar parash kompensimin deri në 20 për qind të materialit të afektuara nga inflacioni… Grupi Parlamentar i VV-së mbështet Projektligjin për mbështetjen e punëve publike. Kompensimi duhet t’i ndihmojë operatorët ekonomikë që të përshpejtojnë dinamikën e realizimit të punëve publike si në nivel lokal ashtu edhe në nivelin qendror. Për këtë arsye iu bëjmë thirrje të gjithë deputetëve edhe ata nga opozita që ky ligj të miratohet”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori