LAJMI I FUNDIT:

Situata në veri, reagon Akademia e Shkencave: Serbia mbetet faktor destabilizues në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor

Situata në veri, reagon Akademia e Shkencave: Serbia mbetet faktor destabilizues në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor

Në ditën e katërt të protestave në veri të vendit dhe tensionimit të situatës atje, sot ka reaguar Akademia e Shkencave të Kosovës, duke shprehur shqetësimin e saj për situatën e krijuar.

ASHAK gjithashtu shprehet e indinjuar dhe e brengosur për aktet e dhunës në disa në veri të Kosovës, veçmas për sulmet e paprovokuara të bandave kriminele mbi Policinë e Kosovës dhe trupat paqeruajtëse të KFOR-it.


“Pamjet e dhunës mbi trupat e KFOR-it dhe përgjithësisht të situatës së krijuar në këtë pjesë të Kosovës, janë rezultat i politikave pro-ruse që ndjek mbështetësi dhe frymëzuesi i bandave kriminale, Beogradi zyrtar dhe presidenti Vuçiq. Ashtu sikundër kemi paralajmëruar edhe më herët, Serbia mbetet faktor destabilizues në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në reagim.

ASHAK më tej ka shprehur keqardhje që Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve (SANU), hartuese e “Memorandumit” dhe ideatore e “botës serbe”, paraqitet sërish në publik me deklaratat e saj të zakonshme nacionaliste, duke e nxitur konfliktin dhe duke i quajtur zhvillimet në veriun e Kosovës dhe sulmet e bandave kriminale serbe mbi ushtarët e KFOR-it si “dhunë mbi popullin serb”.

Serbët vazhdojnë protestat në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok
Lexo po ashtu Serbët vazhdojnë protestat në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok

“Akademia Serbe do të duhej të ndalojë të ‘prodhojë ide’ dhe të hartojë politika që destabilizojnë Kosovën dhe mbarë hapësirën ballkanike”, thuhet më tej.

Akademia e Shkencave të Kosovës shpreh mirënjohje për ushtarët paqeruajtës të KFOR-it, të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm dhe sakrificë të pashembullt janë duke mbrojtur jo vetëm paqen në këtë pjesë të Evropës, por edhe sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

“Ne mbështesim fuqishëm aleancën e popullit të Kosovës me Perëndimin dhe aleatët e saj natyrorë, të përcaktuar për anën e drejtë të historisë. Jemi po ashtu thellësisht mirënjohës që NATO së fundi mori vendim të shtojë kontingjentin e vet me 700 trupa të reja në Kosovë, duke treguar përkushtim të paluhatur që agresioni serbo-rus të mos realizojë asnjë nga planet dhe synimet e tij në Kosovë.

Institucionet e Republikës së Kosovës, duke zbatuar detyrimet kushtetuese të një vendi demokratik evropian dhe në miqësi me SHBA-në, është e domosdoshme të përballojnë situatat e rrezikshme në bashkëpunim dhe bashkërendim me aleatët, për të mirën e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të paqes e të sigurisë në rajon”, thuhet ndër të tjera në reagimin e ASHAK-ut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori