LAJMI I FUNDIT:

Situata në veri, Ministrja Xhaçka: Në pritje të përfundimit të hetimeve të KFOR-it, e domosdoshme që të ruhet qetësia

Situata në veri, Ministrja Xhaçka: Në pritje të përfundimit të hetimeve të KFOR-it, e domosdoshme që të ruhet qetësia

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka folur sot për situatën e veri të Kosovës duke shprehur angazhimin e vendit me aletatët për të mos lejuar përkeqësimin e situatës.

Ajo ka shprehur shqetësimin e qeverisë shqiptare se aleatët gjejnë pjesën më të madhe të përgjegjësisë tek Kosova.


“Jemi duke i ndjekur nga afër me shumë shqetësim ngjarjet në veri të Kosovës. Jemi angazhuar fort me aleatët e partnerët që situata të mos përkeqësohet më tej. Të shqetësuar pasi aleatët e partnerët e gjejnë pjesën më të madhe të përgjegjësisë tek Kosova. Kjo dobëson në mënyrë shqetësuese pozitat e Kosovës në sytë e SHBA dhe BE”, ka thënë ministrja.

Xhaçka ka folur më tej për incidentin e fundit në veri të Kosovës ku tre policë u rrëmbyen nga ushtria serbe.

“Tre policët e kapur nga ushtria serbe, padyshim e ndërlikon më tej situatën. Kam komunikuar me komandantin e KFOR, jemi në pritje të përfundimit të hetimeve. Në këtë pikë është e domosdoshme që të ruhet qetësia”, tha ministrja.

Ministrja ka komentuar edhe deklaratat e qeverisë së Kosovës për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me targa serbe. Ajo tha se lëvizja e lirë është pjesë shumë e rëndësishme e angazhimeve që kanë të gjithë vendet e rajonit.

“Qeveria e Kosovës ka sqaruar që nuk bëhet fjalë për masa tregtare ekonomike, por për masa sigurie. Mbetet të shohim se çfarë do të thotë kjo në realitet. Ne shpresojmë që kjo të mos ndodhë, pasi vetëm sa do të përshkallëzonte më shumë situatën. Do të dëmtonte mbi të gjitha vetë Kosovën dhe rajonin ekonomikisht, por edhe në sytë e aleatëve”, tha ministrja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori