LAJMI I FUNDIT:

Situata e vështirë e Emmanuel Eboue: Nuk ka para, nuk mund t’i takojë fëmijët, saqë e ka menduar vetëvrasjen

Situata e vështirë e Emmanuel Eboue: Nuk ka para, nuk mund t’i takojë fëmijët, saqë e ka menduar vetëvrasjen
AMSTERDAM, NETHERLANDS - OCTOBER 19: Emmanuel Eboue of Arsenal talks to the media during a press conference at the Sheraton Amsterdam Airport Hotel on October 19, 2009 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Emmanuel Eboue ka shokuar me rrëfimin e tij në një intervistë për tabloidin Daily Mirror, ku ka treguar për jetën e tij dhe vështirësitë e mëdha financiare, me të cilat po përballet për shkak të shkurorëzimit nga bashkëshortja, një situatë që u krijua në vitin 2011 kur ai u transferua te Galatasaray.

“Kam humbur gjithçka, nuk kam kurajën që të hap dyert e shtëpisë. Të gjitha paratë që fitoja te Galatasaray ia kaloja të gjitha bashkëshortes sime për t’u kujdesur për fëmijët, për ta mbajtur familjen të lumtur”, ka thënë ai, citon Top Channel.


(Foto: Getty Images)

Pas shkurorëzimit me Aurelie, raporti mes tyre nuk mbeti aspak miqësor, saqë ish futbollisti i Arsenalit ka gjashtë muaj që nuk i takon fëmijët e tij.

“Nuk mund t’i shoh fëmijët e mi dhe në procesin gjyqësor i humba të gjitha paratë që më kishin mbetur. Tani nuk kam asgjë dhe nuk mund ta paguaj avokatin. Nuk mund t’i lejoj vetes të blej as një lavatriçe. Rrobat e mia i laj të gjitha me dorë. Duart i kam të ashpra sikur të kem punuar në fabrikë”, ka vijuar rrëfimin e tij.

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, telashet e Eboue shtohen edhe më shumë nga vendimi i gjykatës për t’ia lënë ish-bashkëshortes edhe shtëpinë e tij që ka në një lagje e Londrës.

“Nuk dua t’ia jap këtë shtëpi asaj. Herë pas here fik dritat, pasi nuk dua që njerëzit të kuptojnë se jam brenda. Kam frikë dhe në këtë moment do të pranoja çdo lloj ndihme”.

“Nëse Arsenali do të bëjë një hap të tillë, do të jem vërtet i lumtur. Kur shoh ish shokët e mi të skuadrës që luajnë ende futboll jam i lumtur për ta dhe ndjej turp për situatën time”.

(Foto: Getty Images)

“E pranoj se në të kaluarën e kam menduar vetëvrasjen”, ka deklaruar Eboue.

Në trend Magazina

Më shumë

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina
Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Magazina
Dua Lipa dhe i dashuri Callum Turner shfaqen të dashuruar ndërsa mbajnë duart e njëri-tjetrit gjatë një nate në New York

Dua Lipa dhe i dashuri Callum Turner shfaqen të dashuruar ndërsa mbajnë duart e njëri-tjetrit gjatë një nate në New York

Magazina

"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?

Magazina
Kalo në kategori