LAJMI I FUNDIT:

Sistemi arsimor i tanishëm në Maqedoni nuk ofron as njohuri themelore

Sistemi arsimor i tanishëm në Maqedoni nuk ofron as njohuri themelore

Indeksi i kapitalit njerëzor (IKNJ) i Maqedonisë është më e ulët se mesatarja në rajon dhe grupit të të ardhurave. Fëmijët në Maqedoni, kur janë 18 vjeç, pritet të përfundojnë 11.2 vjet të arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm. Megjithatë, kur vitet e shkollimit të krahasohet sipas cilësisë së të mësuarit, ajo është e barabartë me vetëm 6.8 vjet, që do të thotë se ka një hendek tek nxënësi prej 4.4 vjetësh, këtë e tregojnë studimet më të fundit të publikuara sot nga Banka Botërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas studimit të IKNJ-së, tregohet se një fëmijë i lindur sot në Maqedoni do të ishte produktiv 53 për qind nga ajo çka mund të ishte, nëse do të kishte arsimim të plotë dhe nëse do të ishte me shëndet të plotë.

Në Maqedoni, Indeksi i kapitalit njerëzor është më i madh tek vajzat se tek djemtë, gjegjësisht 0.55 krahasuar me 0.52 në një shkallë prej 0 deri në 1.

“Vlera e indeksit, sidomos vlera e indikatorëve edukativë tregojnë marrjen e masave të menjëhershme. Duket se reformat e deritanishme nuk e kanë transformuar sistemin arsimor mjaftueshëm për të ndihmuar shumicën e studentëve që të arrijnë të paktën njohuritë bazë”, thotë Drejtori i Bankës Botërore në Maqedoni, Marco Mantovanelli.

Ai mendon se një analizë e hollësishme e të dhënave nga Programi i OECD për vlerësimin ndërkombëtar të studentëve (PISA) duhet të jetë hapi i parë në aktivitetet e mundshme në politikat dhe reformat publike që me të vërtetë kanë për qëllim përmirësimin e arsimit në Maqedoni.

“Është e rëndësishme që vendi edhe më tej të marr pjesë në vlerësimin ndërkombëtar nga një shkallë e gjerë për të ndjekur cilësinë e sistemit arsimor”, thekson Mantovanelli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori