Ngjarja ka ndodhur në qendrën strehuese Balmberg, edhe pse në afërsi kanë qenë bashkëshortja dhe vajza e tij.
Para Gjykatës rajonale të Solothurnit është paraqitur një shtetas sirian, pasi dyshohet se nga fundi i vitit 2016 e ka dhunar një shtetase shqiptare, shtatë vite më të re se ai.
Shtetasi 34-vjeçar sirian me inicialin A., për shkak të arsyeve politike, ishte gjykuar në vendlindje dhe është arratisur.
Në Zvicër, ai ka jetuar në një banesë në Olten dhe pas një kohe iu bashkuan edhe bashkëshortja dhe fëmijët, të cilët u vendosën në një qendër strehuese.
Ai i vizitonte rregullisht duke iu dëgruar ushqim. Me këtë rast, njoftohet me shqiptaren me inicialin B, një grua e pamartuar nga Shqipëria dhe nga frika e babait, ishte arratisur shtatzanë për në Zvicër.
Ankesa e saj ishte refuzuar, shkruan “Oltner Tagblatt”, përcjell Albinfo.ch. Ndonjëherë, siriani i ndihmonte asaj që ta hipte karrocën e fëmijës në autobus, apo në manovrim me celular.
Pas kësaj, siriani ia kishte regjistruar numrin e celularit dhe një herë i dërgopi një mesazh ku e pyeste nëse do të kishte marrëdhënie intime me te.
«Jo», i ishte përgjigjur shqiptarja. Megjithatë, ai hyri në dhomën e saj ndërsa ajo po bënte një sy gjumë më foshnjen e saj njëmuajshe. Ai tentoi ta ngacmonte, por nuk pati sukses pasi hasi në rezistencë.
Siriani ia mori fëmijën nga krahërori dhe e hodhi në shtrat. Në momentin që ajo deshti të lajmëronte policinë, ai ia hodhi celularin nga duart dhe më pas iu vërsul dhe arriti ta përdhunojë, megjithëse shqiptarja ende nuk e kishte marrë veten nga lindja e fëmijës.
Tani, shqiptarja kishte ardhur në Gjykatë në rolin e paditëses, ndërsa siriani i dëgjonte akuzat e saj nga një hapësirë tjetër përmes ekranit.
Në Zvicër kishte ardhur në moshën 16-vjeçare, pasi ishte dhunuar në Shqipëri.
Në momentin që ka ardhur në Zvicër, ajo ka pasur probleme psikike, të cilat tashmë i ishin ashpërsuar. «Nuk mund të flejë pothuajse aspak dhe jam e varur nga trajtimi psikiatrik.
Ishte si një makth, u përpoqa të rezistoj, por kot», ka deklaruar ajo. I pandehuri nuk i pranoi akuzat, mirëpo sipas dëshmive nga ane e juristëve, ai u dënua me pesë vite burg dhe dhjetë vite dëbim nga Zvicra. Shqiptarja B. është dëmshpërblyer me një shumë prej 10’000 frangash.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak